Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kë frikëson Ushtria e Kosovës?

2018/07/13 at 10:36 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Kë frikëson Ushtria e Kosovës?

Roli i Forcave të Armatosura të Kosovës, të cilat pritet të dalin si rezultat i procesit të transformimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ditëve të fundit është bërë shkas i deklaratave të autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë, të cilët shprehin qëndrime krejtësisht të kundërta lidhur me këtë rol.


Autoritetet e Kosovës, në vazhdimësi kanë deklaruar se Forcat e Armatosura të Kosovës, në të ardhmen, do të jenë faktor i stabilitetit brenda për brenda Kosovës dhe për rajonin, ndërkohë që autoritetet e Serbisë i shohin këto forca si të rrezikshme për paqen dhe si faktor i destabilitetit në rajon.

Zëvendësministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se qëndrimi i autoriteteve të Kosovës se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë faktor stabiliteti në rajon, është i bazuar.

“Së pari, është aftësim i Kosovës për mbrojtje, për politika të mbrojtjes dhe për operacionalitet të mbrojtjes, është barabarësi në Ballkan me shtetet tjera, është aftësim i Kosovës që të hyjë në bashkëpunim operacional me shtetet jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, sidomos në kohën e sfidave globale të sigurisë, me ato që quhen kërcënime hibride, me të cilat po ballafaqohet bota demokratike”, thotë Ramadani.

Ai shton se Kosova, me Forca të Armatosura, të cilat do të përbëhen nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, do të bëhet kontribuuese e sigurisë në rajon dhe jo vetëm konsumuese e sigurisë, pa e përjashtuar edhe aftësimin e kapaciteteve për reagim në emergjenca të caktuara, të mbrojtjes territoriale, por edhe në emergjenca rajonale, si dhe të jetë pjesë e operacioneve paqeruajtëse të NATO-s, në rajone të ndryshme të botës.

Në anën tjetër, zyrtarët e shtetit serb, kanë theksuar se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës do ta rrezikojë paqen në rajon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ditë më parë, duke folur për mediat serbe, ka thënë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është i rrezikshëm.

“Nuk do të donim që serbi të qëllojë mbi serbin, sepse për çka tjetër shërben ajo ushtri? Pse, a mos do t’i sulmojnë shqiptarët në Shqipëri, shqiptarët në Maqedoni apo shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, me të cilët kufizohen? Kë do ta sulmojnë? Kjo ka kuptim vetëm nëse ata do të niseshin kundër serbëve dhe Serbisë”, ka deklaruar Vuçiç.

Deklarata të ngjashme ka pasur edhe nga zyrtarët tjerë të Qeverisë së Serbisë.

Por, sipas zëvendësministrit Ramadani, deklaratat e zyrtarëve serbë se Forcat e Armatosura të Kosovës do të shkaktonin destabilitet në rajon, i quan tërësisht të pabazuara.

“Janë deklarata plotësisht të paqëndrueshme, sepse, së pari, Kosova nuk ka asnjë pretendim territorial. Së dyti, Forca e Sigurisë së Kosovës në tranzicion, do të jetë forcë mbrojtëse profesionale dhe shumetnike dhe sipas standardeve të NATO-s. Për më tepër, se deklaratat e Serbisë janë të paqëndrueshme, dëshmohen me faktin se Kosova nuk synon të zëvendësojë KFOR-in, nuk synon të zëvendësojë prezencën e NATO-s në Kosovë edhe pas tranzicionit të FSK-së, që do të ndodhë së shpejti”, thekson Ramadani.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë për Radion Evropa e Lirë se argumentet e autoriteteve të Kosovës se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë faktor stabiliteti, janë krejtësisht të qëndrueshme. Për këtë arsye, sipas tij, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura e ka edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe NATO-n. Statusi civil i FSK-së, thotë Ibishi, e pamundëson integrimin rajonal, sikurse në Kartën e Adriatikut, por edhe më gjerë.

“Pa ndërrimin e misionit nga ai civil në mision ushtarak, kjo është krejtësisht e pamundshme. Mendoj që është koha e fundit, në konstelacion të zhvillimeve të mëtejme dhe prezencës kërcënuese të Rusisë në rajon, që domosdo të punohet që të arrihet deri te ky transformim. Kjo krijon një stabilitet në rajon dhe përfundimisht bien ato tendenca ruse dhe serbe se kjo krijon destabilitet”, vlerëson Ibishi.

Sidoqoftë, ai thekson se një nga arsyet pse Serbia kundërshton transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura është fakti se ushtria është një nga elementet qenësore të shtetësisë së një vendi, të cilat krijojnë identitetin, por edhe sigurinë e shtetit.

Megjithatë, zyrtarët e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur qëndrimin se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat deri më tash janë refuzuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kuvendin e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se në rast se ky refuzim i ndryshimeve kushtetuese vazhdon nga përfaqësuesit politikë të serbëve, në një moment të caktuar do të jenë të detyruar që ta mandatojnë Ushtrinë e Kosovës me ligj./REL

Etiketa: ke frikesonushtria e kosoves


Ju sugjerojmë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë
-U tha në Opinion

Lufta në Gaza/ Ditmir Bushati kritikon qëndrimin e Shqipërisë: E paqartë

25 Shtator, 2025 10:09 pm
Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete
-U tha në Opinion

Gaza/ Bushati për konfliktin Izrael-Palestinë: Duhet zgjidhje me dy shtete

25 Shtator, 2025 9:43 pm
Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë
Aktualitet

Pronat u shtrenjtuan me 42%, çmimet më të larta në Tiranë

25 Shtator, 2025 4:04 pm
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi
Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit për pafajësi

25 Shtator, 2025 3:24 pm
Para
Edhe Van Basten kundër Neymar

Edhe Van Basten kundër Neymar

Burgoset ish-kryeministri i Pakistanit me të bijën, gjoba ‘marramendëse’ ndaj tyre

Burgoset ish-kryeministri i Pakistanit me të bijën, gjoba 'marramendëse' ndaj tyre

“Seksi? Asnjëherë i mjaftueshëm”

"Seksi? Asnjëherë i mjaftueshëm"
















TE FUNDIT

Trump kërkon që FIFA dhe UEFA mos përjashtojnë Izraelin nga eventet e futbollit

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
26 Shtator, 2025

Administrata Trump do të punojë për të parandaluar që FIFA dhe UEFA ta përjashtojë Izraelin nga futbolli ndërkombëtar përpara Kupës së Botës 2026, që...

Lexo më shumë

Trump përshkallëzon luftën tregtare/Tarifa të reja për barnat, kamionët dhe mobiljet

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
26 Shtator, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një raund të ri tarifash tregtare që prekin disa nga sektorët më të rëndësishëm...

Lexo më shumë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
26 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, në Burrel. Për ngjarjen e ndodhur 5 vite më...

Lexo më shumë

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
26 Shtator, 2025

Në Londër, pranë reflektorëve të ndezur të London Fashion Week SS 2026, supermodeli Elton Ilirjani u shndërrua në një prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com