Politikë

“Kë do mbështes në zgjedhjet e Kosovës, t’i ngrijmë buzëqeshjen Vuçiç”


               Publikuar në : 22:10 - 22/07/19 |
geliano fataj

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka folur për mediat kosovare në lidhje me zhvillimet politike në Prishtinë.  I pyetur se cili koalicion do të ishte ideal për Kosovën dhe kush mund të jetë kryeministër i duhur në këtë situatë, Berisha nuk ka përmendur emra, por ka dhënë arsye.

“Uroj që qytetarët e Kosovës të votojnë vetëm për ata përfaqësues që besojnë së janë të vendosur të bëhen pazare të fëlliqura me sovranitetin, integritetin e pavarësinë e Kosovës, gjakun e martirëve dhe sakrificave mbinjerëzore që janë bërë në breza për Kosovën” ka thënë Berisha.

Ish-kryeministri ka thënë se dorëheqja e Haradinajt mund të ketë bërë që Vuçiçn (presidentin serb) t’i qeshë buza, por që sipas tij ka mënyra për të ia ngrirë buzëqeshjen.

“Do mbështesë çdo koalicion që është kundër projektit të Serbisë së Madhe të Vuçiç dhe argatëve të tij albanofob shqipfoles si Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiç. Pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj, këtyre argatëve të Beogradit të marrë pengë nga Vuçiç me dosje te përgatitura nga Vukçieviç dhe dosje e transaksione të tjera ka filluar të ju qesh buza. Unë mendoj se ky rrezik serioz që vjen nga presidenti i Serbomadhisë Vuçiç dhe Sinan Hasanet dhe Rahman Morinët e sotëm te Prishtinës dhe Zografi Bis i Tiranës duhet të bashkoj të gjithë ata patriotë të vërtetë të Kosovës që kanë për yll polar interesin kombëtar. Uroj dhe deshiroj që këto zgjedhje të ngrijnë buzëqeshjen në fytyrën e saj të zezë trojkës famëkeqe” ka thënë Berisha për indeks online./ Opinion.al

Pas