Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“KÇK”- Teza e kopjuar nga Rama dhe fjalimi që nuk jep asnjë zgjidhje

2019/10/09 at 3:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
“KÇK”- Teza e kopjuar nga Rama dhe fjalimi që nuk jep asnjë zgjidhje

Në 13 shtator ish ministri demokrat, Eduard Halimi do të publikonte një shkrim në Gazetën Panorma. Ai ndër të tjerë shkruante dhe për KÇK (kap çtë kapësh).


“KÇK është sot “organizata” me numrin më të madh të gjyqtarëve e prokurorëve në sistemin e drejtësisë. Ajo ka më shumë anëtarë se KLP, KLGJ, KED, KPK etj. Ajo nuk ka kryetar. Nuk ka as strukturë të posaçme, as rregullore dhe anëtarët e saj shtrihen te të dyja anët e sistemit të drejtësisë. Sa te Gjyqësori, aq dhe Prokuroria”, do të shkruante Eduard Halimi. Ai argumentonte në shkrimin e tij se si ishte formuar kjo organizatë.

Eduard Halimi: “Kur shohin se si një gjyqtar i GJL largohet sepse me demek paska pirë kafe me dikë që paska qenë i dënuar para 15 vjetësh në Itali dhe thotë se nuk e ka ditur, por që të gjithë bashkë me vetingun i thanë sa mirë ia bënë gjyqtarit, ky i fundit dhe shumë prej tyre zgurdullojnë sytë kur hapin lajmet. Në çdo ekran del se persona me rekorde të tmerrshme kanë ngrënë, pirë, fjetur, punuar e bashkëpunuar dhe gjithë qeveria (që ka gjithë mekanizmat e kontrollit) ulëret në kor: “nuk e dinim që ky paska qenë i dënuar”. Apo kur shohin se si një gjyqtar i Kushtetueses ikën sepse me demek nipi i tij paska pirë hashash dhe pastaj shohin se ata që bërtasin janë marrë vetë me trafik kokaine, kanë vëllain, motrën, kanë ngrenë, kanë pirë në fushatë dhe i kanë rrahur shpatullat dhe janë aty në krye. Sa nipër e mbesa kanë gjyqtarët që nuk e dinë ku janë! Apo kur shohin se iku nga vetingu një gjyqtar që ka 20 vjet që punon dhe jeton akoma në shtëpinë e kohës së diktaturës, por paska fituar kredi të butë jashtë kritereve, ndërkohë që numri i zyrtarëve të këtij vendi me kredi të butë është pa fund etj., etj.. Stop! Të kuptohemi: Gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë idiotë, naivë apo të keqedukuar. Ata e shohin se si po shkon vetingu dhe nuk kanë shpresë. Ndaj kanë gjetur strehë te KÇK. Në fund të fundit, a nuk iku një gjyqtar që kishte votuar kundër lirimit të kreut të një bande? A nuk iku një gjyqtare që nuk justifikonte 5.000 $ të të shoqit inxhinier në Arabi? A nuk kaluan vetingun gjyqtarë që kishin shumë probleme apo prokurorë që kishin liruar krerë bandash apo kishin ikur nga frika?”

Rreth një muaj më pas, ndoshta për interes të tij dhe drejtoreve të qeverisë që janë pas hekurave kryeministri Rama do të fliste për KÇK.

“Duhet të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetting-un, që nuk do ta kalojnë vetting-u dhe kanë krijuar një grup “kap çfarë të kapësh”. Këtë grup, ky parlament duhet ta shpallë në kërkim, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, të gjithë së bashku. Është e kotë t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime. Procesi i vetting-u dihet që do të kërkojë disa vjet dhe ne nuk mund të lejojmë që prokurorë dhe gjykatëse si ajo në Durrës të bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë”, tha Rama.

Në fakt kjo pjesë e deklaratës së Ramës, përveçse tregon ende sulmin ndaj prokurorit në Durrës, Arian Ndoja, nuk mund të besohet më tej se kaq. E para arsye është se Parlamenti nuk mund të shpallë asnjë në këkrim, e përderisa është ky parlament që votoi për këtë mënyrë të të zbatuari të reformës në drejtësi, nga lart-poshtë duke e lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të lartë.

Kryeministri paralajmëroi këtë të mërkurë për marrjen e nismave ligjore për të frenuar prokurorë dhe gjykatës të tillë, për shkak të kohëzgjatjes së vetting-ut.

“Nuk ka asgjë që na justifikon përpara njerëzve. Nuk mjafton më t’u themi “reforma”. Ajo kërkon kohë dhe gjatë kësaj kohe janë çdo ditë viktima në katër anët e Shqipërisë të kësaj organizate kriminale “KÇK”. Ne bashkërisht, si Qeveri dhe opozitë, si përfaqësues të këtyre viktimave në Parlament, t’u japim mesazhin me ligj që janë në kërkim. Kush na pengon? Holanda apo Franca?”, tha Rama.

Në fakt kryeministri kur morri guximin të fliste për KÇK, nuk duhet të kopjonte vetëm tezën e ish ministrit demokrat, por të fliste dhe një zgjidhje. Sepse ajo që thotë Rama më sipër nuk është gjë tjetër vetëm një reformë mbi reformën në drejtësi.

Si luftohej KÇK sipas ish ministrit Eduard Halimi

Eduard Halimi: Unë di që ju po prisni të dëgjoni: Si zgjidhet? Nuk e kishit menduar? Për çfarë ju paguan? A nuk mendoni se keni gabuar? E kishim menduar. Ekzistenca e pjesës së sëmurë të sistemit ishte arsyeja më racionale e vetingut prej ditës së parë. Kjo nuk ka diskutim. Por pretendimit tonë të kahershëm për përdorim politik të mundshëm dhe destabilizimin edhe të pjesës së shëndoshë të sistemit, Komisioni i Venecias, burrat dhe gratë e mençur iu përgjigjën pozitivisht në dhjetor 2015. Në paragrafin 100, ata na dhanë të drejtë.

Pastaj pati edhe arsyetime qesharake në atë kohë (sot duken akoma më shumë), se procesi do mbyllej shpejt, për 2-3 vjet, dhe akoma më naiv mendimi i një tjetri se zgjidhja ishte largimi i të gjithë gjyqtarëve e prokurorëve se me demek të gjithë ishin njësoj. Sot na bën të qeshim, por edhe të mësojmë nga gabimet. Kjo këshillë shkon më shumë për ata që kanë mundësi të marrin vendime dhe duhet të mësojnë nga gabimet tona. Zgjidhja racionale që ne kërkuam në atë kohë ishte krijimi i institucionit imunitar ndaj kësaj antimaterie që do ta monitoronte deri në shërim, pra, përfundimin e procesit të vetingut apo krijimin e institucioneve përgjegjëse (ILD). Propozimi ishte të mos e linim vakum këtë periudhë dhe të fokusoheshim më shume tek antikorrupsioni si lëndë e parë (veting+SPAK+BKH) derisa të krijoheshin institucionet e reja KLP. KLGJ etj. Propozimi ishte kaq racional sa gati u pranua në DASH në një takim të z. Basha në prill 2016, të cilën e shprehu në një intervistë në mbrëmje, në VOA. Por mungesa e besimit mes palëve politike dhe dëshira për të mbajtur nën kontroll dhe kritikuar gjithçka racionale e përmbysi qëndrimin tonë në një mbledhje 5-orëshe në zyrën e ambasadës së BE mes 4 të pranishmëve. Dhe ja ku jemi sot. Vetingu do akoma edhe 7 vjet të përfundojë dhe molekula ka krijuar një organizatë: KÇK, nga e cila po vuajnë edhe më shume se më parë qytetarët dhe bizneset.

Sulmi ndaj prokurorit në Durrës

Përplasja mes qeverisë dhe prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja nisi pas arrestimeve të fundit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës. Në fillim të muajit, prokuroria arrestoi Lusiena Kolën, përgjegjëse e sektorit juridik në ASHK-në e Durrësit.

Më pas njoftoi edhe arrestimin e Liridon Pulës, i cili mbante postin e drejtorit. Prokuroria ka bërë po ashtu shpalljen në kërkim të ish-kreut të agjencisë së legalizimeve.

Pula ashtu edhe Kola akuzohen për shpërdorim detyre, pasi sipas prokurorisë kanë regjistruar dhe lëshuar certifikata pronësie në një prej fshatrave turistikë në Gjirin e Lalzit.

Në dokumentin e Gjykatës së Durrësit për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Kolës bëhet me dije se ajo kishte kryer procedura për regjistrimin e pronës “në emër të subjektit investitor ndërtues Lura sh.p.k”.Prokuroria pretendon se regjistrimet janë bërë në shkelje të ligjit dhe me gabime.

“Ka rezultuar gjithashtu se sikurse në librat ku bëhet regjistrimi manualisht, edhe në kartelat e pasurive për të cilat janë lëshuar certifikata e pronësisë nuk janë shënuar kufizimet përkatëse sipas kontratave që janë lidhur me pronarët e truallit, kusht ky i kërkuar shprehimisht nga Ligji Për Kadastrën”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për masën e sigurimit ndaj Kolës. Të dy zyrtarët e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës mohojnë akuzat./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
Javën e ardhshme deputetët britanik marrin vendimin për Brexit

Javën e ardhshme deputetët britanik marrin vendimin për Brexit

Foto/ Gazetari shqiptar surprizon Vuçiç, i bën dhuratën e pazakontë

Foto/ Gazetari shqiptar surprizon Vuçiç, i bën dhuratën e pazakontë

Pas tërheqjes së SHBA, Erdogan: Trupat turke hyjnë në veri të Sirisë

Pas tërheqjes së SHBA, Erdogan: Trupat turke hyjnë në veri të Sirisë
















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com