Kavajë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat por dogji dhjetëra rrënjë ulliri, arrestohet 62-vjeçari

Policia ka vënë në pranga një 62-vjeçar, pasi gjatë kohës që ndezi një zjarr për të djegur mbeturinat, ka djegur aksidentalisht 15 rrënjë ulliri.

Gjithashtu ka nisur hetimi për shtetasen N. M., pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që kjo shtetase ka ndezur për të djegur mbeturina, është djegur një sipërfaqe toke dhe 100 rrënjë ulliri.

“Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, Komisariati i Policisë Kavajë:

-arrestoi shtetasin B. K., 62 vjeç, banues në fshatin Bago, pasi si pasojë e përhapjes së flakëve të zjarrit që ky shtetas ka ndezur në afërsi të tokës së tij, për të djegur mbeturina, janë djegur 15 rrënjë ulliri në pronësi të disa shtetasve të tjerë;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT