Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth orës 19:00, në bypass-in e Rrogozhinës, në afërsi të rrethrrotullimit “Teqja”.
Policia e Kavajës bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin Zh. I., ka aksidentuar këmbësorin L. D., 60 vjeç.
Për shkak se përplasja ka qenë e fortë 60-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kavajë dhe po merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes./Opinion.al