Një 20-vjeçare është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në fshatin Mengaj të Kavajës. Policia njofron se ngjarja ka ndodhur rreh orës 19:30, kur është njoftuar salla operative se shtetasja B.K., në gjendje depresive dyshohet se është vetëplagosur. Vajza u dërgua menjëherë në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al