Një nënë e re vetëm 18 vjeçare ka braktisur foshnjen e saj dhe partnerin me të cilin bashkëjetonte. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Kavajës, nëna e re me inicialet A.B është larguar pa lënë asnjë adresë, duke braktisur foshnjën dhe partnerin me inicialet R.SH, me të cilin bashkëjetonte prej disa vitesh.
Për policinë mbeten ende të paqarta rrethanat që e kanë shtyrë 18-vjeçaren të marrë këtë vendim.