Pasi qëndroi në provë për një periudhë 3-javore, Austin Rogers ka firmosur kontratën me Besën e Kavajës madje pritet të jetë titullar i padiskutueshëm.
“Jam i lumtur që kam firmosur për 6 muaj me Besën. Shikoj përpara për ta kaluar 2016-ën nën diellin e Kavajës. Falenderoj menaxherin tim Ervin Baku që mundësoi kalimin tim në Shqipëri”, – u shpreh 20-vjeçari Rogers.
20-vjeçari përpara mbërritjes në Shqipëri pati një eksperiencë të shkurtër me Paokun e Selanikut ku u paraqit për ekipin Under-20.