Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katër vatra të zjarrit, aktive në Kosovë

2021/08/03 at 11:30 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Katër vatra të zjarrit, aktive në Kosovë

Në Kosovë ende janë aktive katër vatra të zjarrit nga 50 sa kanë qenë në fund të javës së kaluar, tha për Radion Evropa e Lirë, Nehat Koqinaj zëdhënës në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

“Vatrat e zjarrit janë në rajonin e Suharekës, të Prizrenit, në Parkun Nacional ‘Bjeshkët e Nemuna’ dhe në Janjevë, Komuna e Lipjanit”, tha ai.

Komuna e Suharekës, që tri ditë është duke u ballafaquar me shpërthime të zjarreve në disa fshatra. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, tha për Radion Evropa e Lirë se aktualisht situata është nën kontroll.

“Gjendja është nën kontroll, por duhet të përcillet situata pasi temperaturat janë shumë të larta, ka frymë dhe aty për aty po shpërndahet zjarri. Momentalisht dëme kemi vetëm në një shtëpi, dëme ka në bujqësi, për fat të mirë zjarri është ndërprerë te zona industriale edhe te disa familje në fshatin Studençan. Jemi në gjendje gatishmërie, duke i falënderuar edhe vullnetarët të cilët po dalin në ndihmë aty ku ka vatra të zjarrit”, tha Muharremaj.

Këtë komunë, të martën në mëngjes e vizitoi kryeministri, Albin Kurti i cili bëri thirrje për kujdes të shtuar.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm, meqenëse edhe sot, edhe nesër, edhe pasnesër, do të jenë temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme e bëjnë shumë më të vështirë fikjen e zjarreve më pastaj”, tha ai.

Aktualisht, autoritetet nuk kanë bërë ndonjë vlerësim për dëmin e shkaktuar nga zjarret në Kosovë.

Për të shuar vatrat e zjarrit, me kapacitet të plotë janë duke u angazhuar zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i, ka shkruar në rrjetin social Facebook, Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme.

Ai tha se këto njësi janë duke bërë çmos për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në këto lokacione.

Përkundër temperaturave të larta, ministri Sveçla tha se “kemi hasur raste të zjarrëvënies së qëllimshme nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm, për çka Policia e Kosovës tashmë ka arrestuar dy persona, ndërsa po vazhdon hetimin edhe për raste tjera të dyshimta”.

Ai po ashtu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdesin maksimal, që në asnjë rast dhe rrethanë të mos të ndezin zjarre, përndryshe autoritetet kompetente do të jenë të pakompromis ndaj sjelljeve të tyre të cilat po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Pyjet përbëjnë rreth 44.7 për qind të territorit të Republikës së Kosovës. Zjarret në pyje, përveç masës drunore, rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër./REL

Etiketa: kosoveZJARR

Ju sugjerojmë

Pa dokumentacion, bllokohet skafi në plazhin e Ksamilit
Kryesore

Pa dokumentacion, bllokohet skafi në plazhin e Ksamilit

28 Maj, 2023 11:00 am
Vdekja e 4 turistëve rusë në Golem, prokuroria pezullon hetimet
Kronikë

Vdekja e 4 turistëve rusë në Golem, prokuroria pezullon hetimet

28 Maj, 2023 10:28 am
Dronët bombradojnë Kievin, sulmi më i gjerë që nga nisja e luftës
Bota

Dronët bombradojnë Kievin, sulmi më i gjerë që nga nisja e luftës

28 Maj, 2023 10:17 am
Aktivitete sportive në Tiranë, rrugët ku bllokohet qarkullimi
Kryesore

Aktivitete sportive në Tiranë, rrugët ku bllokohet qarkullimi

28 Maj, 2023 9:51 am
Influenceri vdes në sfidën live duke konsumuar pijen kineze Baiju
Bota

Influenceri vdes në sfidën live duke konsumuar pijen kineze Baiju

28 Maj, 2023 9:35 am
Video/Propozim martese në fushën e lojës, Uzuni surprizon partneren
InstaBIZ

Video/Propozim martese në fushën e lojës, Uzuni surprizon partneren

28 Maj, 2023 9:14 am
Turqia mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Bota

Turqia mban sot raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

28 Maj, 2023 8:42 am
Parashikimi i motit, 11 tetor 2021
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 28 Maj, zbuloni shenjat me fat

28 Maj, 2023 8:23 am
Ukraina i kërkon Gjermanisë raketa Taurus
Bota

Ukraina i kërkon Gjermanisë raketa Taurus

27 Maj, 2023 10:01 pm
Eni Çobani feston ditëlindjen, urimet e veçanta që mori
InstaBIZ

Eni Çobani feston ditëlindjen, urimet e veçanta që mori

27 Maj, 2023 9:29 pm
Para
Zjarri përfshinë mijëra hektarë tokë në Truqi, digjen shtëpitë

Zjarri përfshinë mijëra hektarë tokë në Truqi, digjen shtëpitë

Zjarret, Çako: Rrezik i shtuar, kam kërkuar ndihmë nga BE

Zjarret, Çako: Rrezik i shtuar, kam kërkuar ndihmë nga BE

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim dy ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim dy ish-anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

TE FUNDIT

Pa dokumentacion, bllokohet skafi në plazhin e Ksamilit

Pa dokumentacion, bllokohet skafi në plazhin e Ksamilit
28 Maj, 2023

Policia Kufitare e Sarandës ka ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë të rinj, drejtuesin e një skafi në plazhin...

Lexo më shumë

Vdekja e 4 turistëve rusë në Golem, prokuroria pezullon hetimet

Vdekja e 4 turistëve rusë në Golem, prokuroria pezullon hetimet
28 Maj, 2023

Janë pezulluar hetimet për vdekjen e 4 rusëve në një hotel në plazhin e Golemit. Ky vendim i prokurorisë së...

Lexo më shumë

Dronët bombradojnë Kievin, sulmi më i gjerë që nga nisja e luftës

Dronët bombradojnë Kievin, sulmi më i gjerë që nga nisja e luftës
28 Maj, 2023

Forcat ruse kanë shënjestruar Kievin me një valë të madhe të sulmeve ajrore mëngjesin e 28 majit, thanë zyrtarët ukrainas,...

Lexo më shumë

Aktivitete sportive në Tiranë, rrugët ku bllokohet qarkullimi

Aktivitete sportive në Tiranë, rrugët ku bllokohet qarkullimi
28 Maj, 2023

Bashkia e Tiranës ka informuar qytetarët lidhur me kufizimin e qarkullimit të automjeteve ditën e Diel, datë 28.05.2023, nga ora...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com