Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Katër terroristët e arrestuar në Shkodër do vendosnin bombë në ndeshjen me Izraelin

2016/11/08 at 9:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin në treg biletat për  ndeshjen Shqipëri-Izrael, ja sa kushtojnë?

Katër personat e arrestuar në Shkodër javën e kaluar si të dyshuar për terrorizëm, nga informacione sekrete mësohet se po përgatisnin një atentat për kohën kur do të luhej ndeshja Shqipëri-Izrael, ndeshje e cila do të zhvillohet më 12 nëntor në stdiumin “Loro Boriçi”.

Burime të Prokurorisë i kanë thënë gazetës “Panorama” se thelbi i dosjes që çoi në arrestimin e shtetasve Ergys Fasllia, berber, Bekim Protopapa, mjek, Xhezair Fishti dhe Medat Hasani, të gjithë besimtarë myslimanë, ka qenë një raport i mbërritur nga shërbimi sekret izraelit, MOSSAD.

Sipas të dhënave ky shërbim kishte dhënë informacione për Shërbimin Sekret Shqiptar në lidhje me disa përpjekje që këta individë po bënin për të siguruar lëndë plasëse, të cilat më pas do të futeshin në stadiumin e Shkodrës.

Megjithëse hetuesit kanë refuzuar të japin hollësi për ngjarjen, informacione të tjerë tregojë edhe për llojin konkret të lëndës plasëse.

Po kështu burimet e hetimit nuk pranuan ta konfirmojnë zyrtarisht lajmin, por nuk e mohuan atë duke pranuar se dosja ndaj katër të arrestuarve “ka prova të ardhura nga jashtë vendit, por të njohura e të vlerësuara në rrugë procedurale në nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”.

Me kërkesë nga kjo e fundit, çështja po mbahet në sekret të plotë, ndërsa edhe Policia ishte porositur të mos bënte publike identitetet e plota të personave të arrestuar. Ata sipas hetimit kishin lidhje me grupin prej 7 personash të arrestuar në Kosovë të shtunën e javës që shkoi, për të cilët është thënë se “po ndërmerrnin veprime përgatitore për kryerje sulmesh”.

INFORMACIONI I MOSSAD

MOSSAD duket se është angazhuar në këtë çështje me qëllim sigurimin e paprekshmërisë fizike të skuadrës kombëtare të Izraelit gjatë udhëtimit në Shqipëri dhe zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për “Botërorin 2018”.

Jozyrtarisht, burimet e Prokurorisë thanë se informacioni i përcjellë nga Shërbimi Sekret Izraelit është verifikuar e konfirmuar brenda pak ditësh nga strukturat e sigurisë në Shqipëri se kanë vënë menjëherë në dijeni Prokurorinë, duke kërkuar autorizimet e nevojshme me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore të vëzhgimit të personave të dyshuar.

Informacioni i përcjellë është kryqëzuar edhe me informacione të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me emrat e personave që kanë blerë bileta për të qenë prezentë në “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes të së shtunës. Sipas burimeve të organit të akuzës, vëzhgimi disaditor në Shkodër konfirmoi informacionin e ardhur nga jashtë duke sjellë kështu edhe arrestimin e katër personave të dyshuar.

Ata ishin të skeduar edhe më parë për aktivitetin e tyre, pasi ishin filmuar teksa merrnin pjesë në procesin gjyqësor ndaj grupit të 9 xhihadistëve të akuzuar për rekrutimet në Siri.

Po sipas akuzës, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa kanë qenë frekuentues të xhamisë ilegale të Unazës së Re në Tiranë dhe aktivë në thirrjet fetare të bëra brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda gjatë procesit ndaj imamëve të vetëshpallur, Genci Balla dhe Byjar Hysa, të akuzuar se me shtatë pasues kanë rekrutuar më se 70 shtetas shqiptarë që kanë shkuar në Siri për pjesëmarrje në luftime të armatosura.

Etiketa: izraelmossadndeshjashkoder

Ju sugjerojmë

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Para
Video/ Aktorët e njohur indianë mbyten gjatë xhirimit të filmit

Video/ Aktorët e njohur indianë mbyten gjatë xhirimit të filmit

VIDEO/ Tiranë, uji vërshon nga katër anët. Në Selitë, rruga kthehet në lumë

VIDEO/ Tiranë, uji vërshon nga katër anët. Në Selitë, rruga kthehet në lumë

Video/ Momenti kur hajdutët vjedhin xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

Video/ Momenti kur hajdutët vjedhin xhaminë “Ebu Beker” në Shkodër

TE FUNDIT

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
19 Nëntor, 2025

Dështon përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje, për një qeveri me në krye Glauk Konjufcën, e cila sipas Kryeministrit në detyrë, Albin...

Lexo më shumë

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
19 Nëntor, 2025

Reshjet intensive gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në qarkun e Korçës, duke vënë në veprim...

Lexo më shumë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com