Në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Kensington Palace, është bërë e ditur arsyeja e mungesës së Princeshës së Uellsit nga eventet publike, pasi mbretëresha e ardhshme përfundoi në sallën e operacionit.
Edhe pse operacioni u krye më 16 janar, pallati Kensington e zbuloi për publikun ditë më vonë, me siguri në pritje të informacioneve të para nga mjeku, por edhe konfirmimit se gjithçka shkoi mirë.
Princesha e Uellsit iu nënshtrua një operacioni abdominal në një spital privat në Londër dhe do të kalojë 10 deri në 14 ditët e ardhshme në spital.
Operacioni ndoshta do të ishte bërë në fshehtësi nëse Kate Middleton nuk do të kishte ngjarje të planifikuara paraprakisht në të cilat duhej të shfaqej, prandaj ajo kërkoi falje për mungesën e saj në këtë mënyrë, përmes njoftimit të Pallatit Kensington.
“Bazuar në këshillat aktuale mjekësore, nuk ka gjasa që ajo të kthehet në detyrat publike para Pashkëve, thuhet në deklaratë.