Maqedonia e Veriut ka arritur në play-off pas fitores me Islandën 3:1 të dielën në Shkup, duke kërkuar tashmë rrugën për pjesëmarrjen për herë të parë në një Kampionat Botëror.
Në grupin e kryesuar nga Gjermania me 27 pikë, Maqedonia e Veriut u rendit e dyta me 18 pikë, një pikë më shumë se Rumania e vendit të tretë. I pari që shënoi ishte shqiptari Ezgjan Alioski në minutën e 7-të, por Islanda barazoi përmes Jon Dagur Thorsteinsson në minutën e 54-të. 9 minuta më pas Elif Elmas ktheu vendasit në avantazh, ndërsa thelloi rezultatin në minutën 87-të./Opinion.al