Sport

Katar 2022/ Franca kalon në çerekfinale të Botërorit, eleminon Poloninë 3-1



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:08 - 04/12/22 |
Opi Nion

Franca është çerekfinalistja e tretë e Kupës së Botës “Katar 2022” pasi mposhti Poloninë me rezultatin 3 me 1.

Ishte Oliver Giroud në minutën e 44’ i cili çoi në avantazh Francën dhe më pas në pjesën e dytë të lojës një dopietë e sulmuesit të PSG, Mbappe, do t’i siguronte biletën skuadrës së tij për në fazën tjetër.

Ndërkaq për golin e Polonisë mendoi Lewandowski, i cili përktheu në gol penalltinë e dhënë nga arbitri në minutën e 96’.

Në çerekfinale, Franca do të luajë kundër fituesit të sfidës Angli-Senegal, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00./Opinion.al

Pas