Anglia është skuadra tjetër që ka prerë biletën për në çerekfinalet e Kupës së Botës “Katar 2022”, pas fitores 3-0 me Senegalin.
Anglezët e gjetën golin e parë në minutën e 39’ të ndeshjes me Henderson pas asistit të Bellingham.
Ndërkohë, pak para përfundimit të pjesës së parë, Kane shënoi për Anglinë duke dyfishuar shifrat.
Në pjesën e dytë, në minutën e 57’ shënoi Saka pas një asisti të Foden.
Në çerekfinale, anglezët do të luajnë me Francën më 11 dhjetor./Opinion.al