Autoritetet në rajonin e Katalonjës kanë rikthyer masat shtrënguese që prekin më shumë se 210 mijë persona për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus në ditët e fundit.
Presidenti Quim Torra bëri me dije se tashmë asnjë nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Sagria, një rajon agrikulturor në perëndim të Barcelonës, ku përfshihet dhe qyteti i Lleida.
Izolimi hyri në fuqi të shtunën në darkë dhe janë marrë të gjitha masat që askush të mos thyejë rregullat e vendosura.
Katalonja është një nga zonat më të prekura nga koronavirusi. Që nga nisja e pandemisë rajoni spanjoll raporton 72 mijë persona të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 12,586 kanë humbur jetën./ Opinion.al