Aktualitet

Kaso i përgjigjet Alibeajt: S’mund të apelohet vendimi. S’ka kryetar të komanduar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:29 - 25/03/22 |
Opi Nion

Përfaqësuesi ligjor i Grupit të Rithemelimit, Ivi Kaso i është përgjigjur deklaratës së kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejd Alibeaj.

Pak para nisjes së mbledhjes së grupit të Rithemelimit, Kaso tha se nuk ka mundësi për apelim nga pala tjetër e PD, duke nënvizuar se të vetmet institucione legjitime janë Komisioni i Rithemelimit dhe kuvendi i 11 dhjetorit.

Ai theksoi se nuk ka një kryetar të komanduar të PD, një nënkryetar, apo sekretariat të PD, pasi ata janë shkarkuar.

“Ka një PD, një organ zyrtar që përveçse i mandatuar nga vullneti i demokratëve, të Kuvendit Kombëtar të PD, sot u certifikua si i tillë dhe nga gjykata, që është Grupi i Rithemelimit. Kryen funksionin e kryetarit dhe të Kryesisë. Nuk ka një kryetar të komanduar të PD, një nënkryetar, apo sekretariat të PD, pasi këto janë vendimmarrje të datës 11 dhjetor. Me një efekt të menjëhershëm janë të regjistrueshme në seksionin e PD. Nga fillimi i javës, kur do të kryhen dhe hapat e mëtejshëm, do të shihni se organi i vetëm është Komisioni i Rithemelimit. Sigla dhe vula janë ato që kanë zgjedhur demokratët në 11 dhjetor. Por ankime që mund të bëjmë palë të tjera që s’kanë lidhje me PD, janë tentativa jo vetëm për të zvarritur në kohë të paevitueshme, por për të krijuar përshtypje që ka ende një debat. Vendimi i sotëm zgjidhi në mënyrë përfundimtare problemin skeptik në PD”, tha ai.

Kujtojmë se më herët në një deklaratë për mediat Alibeaj tha se do të ankimojnë vendimin e gjykatës që vendosi regjistrimin statutit të Berishës së Kuvendit të 11 Dhjetorit./Opinion.al

Pas