Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kasapi i Bosnjës”: Kam qenë ushtar profesionist, kam punuar me ndershmëri

2020/08/26 at 9:25 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Urdhëroi masakrën e Srebrenicës, Ratko Mlladiç apelon dënimin për gjenocid

(COMBO) This combination of pictures created on November 22, 2017 shows (L) Ratko Mladic then Bosnian Serb General looking on in Sarajevo on on February 15, 1994 and (R) Mladic smiling as he enters the International Criminal Tribunal for the former Yugoslavia (ICTY), on November 22, 2017, to hear the verdict in his genocide trial. UN judges on November 22, 2017 sentenced former Bosnian Serbian commander Ratko Mladic to life imprisonment after finding him guilty of genocide and war crimes in the brutal Balkans conflicts over two decades ago. / AFP PHOTO / AFP PHOTO AND POOL / PASCAL GUYOT AND Peter Dejong

Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, iu drejtua të mërkurën Gjykatës në Hagë, ku u zhvillua dita e dytë dhe e fundit e seancës dëgjimore për një apel kundër dënimit të tij me burgim të përjetshëm.


Mlladiç është dënuar në vitin 2017 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95. Ai njihet me nofkën “Kasapi i Bosnjës”.

Krimet përfshijnë Masakrën e Srebrenicës, më 1995, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

“Srebrenica është çelësi i këtij gjyqi. Dikur ishte një qytet minierash, ku është nxjerrë ar dhe plumb. Në Srebrenicë, me sa di unë, në kohën e ish-Jugosllavisë, nuk ka pasur para-ushtarakë, nuk ka pasur ushtri. Dhe, si oficer, unë nuk kam hyrë kurrë në Srebrenicë, vetëm gjatë kësaj lufte, as në Zhepë, as në Gorazhde”, tha Mlladiç në përfundim të procesit të apelit.

Atij iu lejua dhjetë minuta kohë për t’iu drejtuar Dhomës së Apelit, megjithëse ai kërkoi që ankesa të zgjaste 31 minuta, por kjo u refuzua.

Gjatë fjalimit të tij, Mlladiç tha se nuk po e mbron veten, por patriotët e tjerë.

“Unë nuk po mbroj veten, unë jam njeri që për gjithë jetën ka qenë ushtar profesionist. Kam punuar me ndershmëri në paqe dhe në luftë, në përputhje me ligjet e vendit tim, i cili u shkatërrua nga pakti i NATO-s”, tha Mlladiç.

Ai tha se nuk është shenjtor, por një njeri i thjeshtë dhe shtoi se fati e ka çuar të mbrojë shtetin e tij.

“Ratko Mlladiç nuk e filloi luftën. Ai nuk e bëri planin për të sulmuar Jugosllavinë. Kjo aktakuzë ka rënë në ujë”, tha Mlladiç.

Prokurori Laurel Baig u kërkoi gjyqtarëve në Hagë që ta mbajnë në fuqi dënimin e Mlladiçit, duke thënë se ai “ka qenë përgjegjës për operacionin e Srebrenicës”.

“Srebrenica ka qenë operacion i Mlladiçit”, tha Baig.

Një ditë më herët, avokati i Mlladiçit, Dragan Ivetiç, i tha Gjykatës për Krime Lufte në Hagë se Mlladiç nuk është mendërisht i aftë për të marrë pjesë në seancën e apelit.

“Të dënosh ose procedosh penalisht kundër dikujt që është i paaftë të dalë në gjyq, është një mohim i procesit të duhur”, tha Ivetiç.

Seanca dëgjimore vazhdoi pavarësisht kundërshtimeve të avokatit./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
Bota

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

2 Dhjetor, 2025 4:21 pm
“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit
Bota

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit

2 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
Kronikë

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

2 Dhjetor, 2025 3:18 pm
Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
Kronikë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

2 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Kryesore

Rama: Gjeni një rast në botë ku një gjykatës pezullon nga detyra një anëtare qeverie

2 Dhjetor, 2025 2:24 pm
Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun
Kryesore

Çështja Balluku, Berisha: “Kushtetuesja” të zhvillojë seancë të hapur për publikun

2 Dhjetor, 2025 2:22 pm
Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion
Aktualitet

Arrestohet Federica Mogherini për mashtrim e korrupsion

2 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Rama i bëri kërkesë Kushtetueses për Ballukun, PD kërkon interpelancë urgjente

2 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh

2 Dhjetor, 2025 12:20 pm
Vrasja e policit në Fier, Balla thirrje autorit: Dorëzohu
Kryesore

Avokati i Popullit,Balla: S’do të propozojmë asnjë kandidat, votojmë të parin nga PD

2 Dhjetor, 2025 11:19 am
Para
Franca rekord infektimesh që nga maji, ulen rastet në Gjermani

Rekord rastesh të reja me Covid, rëndohet situata në Francë

Rusia përgatitet të aprovojë vaksinën e dytë për Covid-19

Rusia përgatitet të aprovojë vaksinën e dytë për Covid-19

Lajme të mira për vaksinën anti-Covid, kompania “Moderna” një hap më pranë

Lajme të mira për vaksinën anti-Covid, kompania "Moderna" një hap më pranë
















TE FUNDIT

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke

Tensione të larta SHBA-Kinë për kontrollin e porteve greke
2 Dhjetor, 2025

Portet greke janë një nga zonat më pak të njohura, por më të nxehta të përplasjes strategjike të vazhdueshme, midis SHBA-së...

Lexo më shumë

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit

“Satan II”/ Dështon sërish testimi i “armës vdekjeprurëse” të Putinit
2 Dhjetor, 2025

Raketa balistike ndërkontinentale ruse e pagëzuar si 'Satan II' ka dështuar përsëri në testim, duke shpërthyer pasi është rrëzuar përsëri...

Lexo më shumë

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan, Policia: Shpallen në kërkim dy autorët

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve
2 Dhjetor, 2025

Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan. Bëhet fjalë për Marselo...

Lexo më shumë

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas

Hajduti nga Torino arrestohet për vjedhje në Maminas
2 Dhjetor, 2025

Policia ka arrestuar një shtetas italian, banues në Torino, i cili akuzohet se tentoi të vidhte dy automjete ndërsa në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com