Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KAS vendos rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh

2023/06/05 at 11:52 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KAS vendos rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh

KAS vendosi rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh. Rinumërimi është vendosur të kryhet të martën në orën 13:30.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, vendosi të pranojë ankimimin e bërë nga përfaqësuesit ligjor të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me procesin e numërimit në Belsh. Sipas tyre rreth 60 fletë votimi rezultojnë se janë konsideruar të vlefshme, ndërkohë që shënimet kanë qenë ndryshe nga ato që lejohen nga KQZ. Ata thonë se disa janë shënuar me pikëpyetje, e disa të tjera janë shkarravitur, ndërkohë që pasi janë shpallur të vlefshme i kanë kaluar si vota PS. Po ashtu kanë depozituar dhe një video ku sipas tyre rezultojnë se në kuti ka dy fletë votimi më shumë sesa shkruhet në kuti.

Ndërkohë nga ana e përfaqësuesit ligjor të PS, ankesat e BF për shënimet në fletët e votimit janë të pavend, sepse sipas tyre, edhe pse nuk janë shënuar sipas rregullores së KQZ, nuk mund të quhen të pavlefshme.

“Pavlefshmëritë janë konstatuar vetëm në atë qendër votimi. Nga fletët e konstatuara nga PD, në vlerësimin tonë nuk janë të tilla aspak. Të kufizosh këtë moment dhe ta detyrosh apo t’ia bësh të pavlefshme vullnetin e qytetarit sepse s’ka bërë me X apo me një + sipas referimit nga KQZ, e vlerësojmë totalisht të pavend. Ky është momenti kur qytetari përcjell pushtetin për kryetarin e Bashkisë. Këto tregojnë presion, janë pretendime që nuk korrespondojnë me kërkimin.”, u shpreh përfaqësuesi i PS.

Në përfundim të mbledhjes KAS vendosi rinumërimin e votave për kryetar bashkie në Belsh. Bashkia e Belshit u fitua nga socialisti Arif Tafani me diferencë të ngushtë votash kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Bedri Qypi./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
Bota

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

4 Korrik, 2025 7:14 pm
Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
Bota

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

4 Korrik, 2025 7:02 pm
Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
Politikë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

4 Korrik, 2025 6:48 pm
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
Rajoni

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

4 Korrik, 2025 6:39 pm
Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit
Bota

Sukses për Talebanët, Moska njeh qeverinë e Kabulit

4 Korrik, 2025 6:16 pm
PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …
Kryesore

PD kërkesë për informacion KQZ, nga transparenca për pamjet filmike deri …

4 Korrik, 2025 6:07 pm
Trump konfirmon vizitën e Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen e mineraleve
Bota

Zelensky bisedë telefonike me Trump, presidenti ukrainas ndan detaje nga telefonata

4 Korrik, 2025 5:38 pm
Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit
Aktualitet

Turizmi patriotik, shqiptarët zgjedhin të pushojnë brenda vendit

4 Korrik, 2025 5:19 pm
Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas
Rajoni

Aksident i rëndë në Athinë/ Përplasen 2 autobusë urbanë, plagosen 54 shtetas

4 Korrik, 2025 5:05 pm
Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës
Rajoni

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë kundër ministrit Damka,dyshohet për keqpërdorim të detyrës

4 Korrik, 2025 4:51 pm
Para
Berisha thirrje nga Kuvendi: Bashkojuni protestave! Rezultati i zgjedhjeve u deformua

Berisha thirrje nga Kuvendi: Bashkojuni protestave! Rezultati i zgjedhjeve u deformua

Situata në veri të Kosovës, eksperti i Ballkanit: Trazirat u kontrolluan nga Serbia

Situata në veri të Kosovës, eksperti i Ballkanit: Trazirat u kontrolluan nga Serbia

Balla-Berishës: Humbe në Tropojë, konsideroje si fundin e karrierës tënde politike

Balla-Berishës: Humbe në Tropojë, konsideroje si fundin e karrierës tënde politike

TE FUNDIT

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë

Putin refuzoi ofertën për armëpushim nga Trump dhe sulmon Kievin me dronë
4 Korrik, 2025

Kievi u godit natën e kaluar nga një valë  sulmesh me dronë, ku sipas autoriteteve ukrainase mbeti një person i...

Lexo më shumë

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar

Rëndohet bilanci nga shpërthimi në pikën e karburantit në Romë,45 persona të lënduar
4 Korrik, 2025

Një shpërthim i fuqishëm të premten në një pompë karburanti në Romë ka lënë të paktën 45 njerëz të lënduar,...

Lexo më shumë

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!

Bardho i dhuroi Çaushit mandatin e deputetes, Braho: Cenon sistemin zgjedhor!
4 Korrik, 2025

Pas rinumërimit të votave të qarkut Fier, rezultoi se socialistja Zegjine Çaushi kishte marrë më shumë vota të pamerituara, duke...

Lexo më shumë

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit

LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik, 2025

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese t’i sqarojë normat kushtetuese dhe të rregullores së punës së Kuvendit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com