Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka hedhur dtën e sotme poshtë pretendimin e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Qarkun Gjirokastër.
Bëhet me dije se ky vendim u mor me shumicë votash, 3-2. Ndërkohë që anëtarët kundër rrëzimit ishin Ledio Braho dhe Elvis Cefa.
Ndërkohë që pas vendimit për Gjirokastrën, KAS do të mblidhet në orën 15:00 për shqyrtimin e pretendimeve për pavlefshmëri të zgjedhjeve për Qarkun Berat, ku edhe këtu PD dhe LSI kanë kërkuar shpalljen e pavlefshëm të rezultatit. Për Beratin do të jetë procedurë më e detajuar, pasi palët kanë administruar gjetjet që dolën nga hapja e kutive të materialeve zgjedhore./Opinion.al