Nga Gerta ZAIMAJ/ Sapo hyjmë në muajin Dhjetor menjëherë ndjejmë atmosferë tjetër, kudo në familje nisin diskutimet për pushimet, udhëtimet, ushqimin, zbukurimet, dhuratat, etj. Në media dallojmë menjëherë atmosferë tjetër, që nga reklamat që na shfaqen në ekranet e televizioneve. Muaji i fundit i vitit, dhjetori na fal të gjithëve një tjetër ndjesi.
Është data 6 dhjetor që shënon edhe futjen zyrtare në festime, kur të gjithë ndezin dritat e bredhit në shtëpitë, lagjet, qytetet e tyre. Nis kështu përgatitja për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.
Krishtlindjet
Festa e Krishtlindjeve është një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera. Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.
Megjithatë bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare. Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.
Viti i Ri
Viti i Ri është festa më e rëndësime e çdo familje shqiptare. Është pikërisht koha në të cilën një vit i ri kalendarik fillon numërimin çka pritet me një festë të madhe nga gjithë vendet e botës. Në shumë kultura, kjo festë festohet në të njëjtën mënyrë. Viti i Ri i kalendarit gregorian, sot në përdorim në mbarë botën. Ndaj dhe nata e ndërrimit midis 31 dhjetorit dhe 1 janarit festohet me spektakël fishekzjarresh në mbarë botën.
Pema e Krishtlindjes
Origjina e pemës se Krishtlindjeve është jo shume e qarte për shkak gojëdhënave të ndryshme apo versioneve të ndryshme të historive që qarkullojnë. Por Wikipedia shkruan se tradita e dekorimit të një peme halore (me gjelbërim te përhershëm) ka nisur në Livonia dhe Gjermani në shekullin e 16.
Versioni i parë
Duket se pema e parë e Krishtlindjes është përdorur në Letoni rreth vitit 1500. Por vetëm në vtitin 1841 princi Albert, bashkëshorti i Viktorias, futi në Angli zakonin e përdorimit të Pemës së Krishtlindjes si zbukurim.
Ndërsa përdorimi i pemës së Krishtlindjes me dritat elektrike ishte një ide e Edëard Johnson në vitin 1882, që ishte asistent i Thomas Edison.
Versioni i dytë
Origjina e pemës se Vitit te Ri vjen nga Egjipti i vjetër. Në fakt për egjiptianet kishte një vlerë për të dekoruar piramidat e vogla prej druri, për me tepër ato e konsideronin bredhin simbol te lindjes, sepse sipas traditave te tyre, nen rrënjët e tij kishte lindut Perendia Biblos.
Versioni i tretë
Në Greqinë antike, bredhi ishte pema e shenjtë e perëndeshës Artemide, ndërsa në Azin Verioire bredhi konsiderohej si një peme kozmike, e mbjell në qendër të universit dhe simbol i evolucionit.
Versioni i katërt
Në Europe popujt e lasht festonin solstikun dimëror duke mbjellë përpara shtëpive të tyre bredha.
Martin Luther futi bredhin e zbukuruar me qirinj të ndezur të cilët simbolizonin dritën e Krishtit ndaj njerëzimit. Deri në shekullin e XIX pema e Vitit të Ri mbeti një tradite tipike e Jugut të Europës, dhe ne veçanti ne qytet ne jug te lumit Reno. Për katoliket, ne fakt pema e Vitit te Ri ishte një tradite pagane dhe protestuese. Ne Veriun e Europes u përhap kjo tradite duke filluar nga kongresi i Vienes kur një princeshe austriake dëshironte te adaptonte ne pallatin e saj bredhin me dekoracionet.
Zbukurimi i pemës
Ka shumë diskutime për pemët e Krishtlindjeve. Sa ditë para duhet vënë? A duhet një i rremë jo i vërtetë? A duhet të jenë dekorimet me klasë apo tradicionale?
Ekzistojnë pemë të çdo lloji, me dimensione dhe materiale te ndryshme, por mbetet për tu theksuar se pema e viti te ri mund të zbukurohet ashtu siç e dëshironi, duke i dhëne liri te plote fantazisë, globe me ngjyra, kambana, engjëj, babagjysh, shirita, fjongo, drita, lule dhe lista është shumë e gjatë. Mund të jetë i vërtetë, por pa asnjë problem mund të jetë edhe i rremë.
Sipas arreduesit Bilotto, i kemi vendosur dritat e bredhit gabim gjithë jetën. Shumë njerëz e nisin nga degët e poshtme dhe përfundojnë në majën e pemës. Por kjo është e gabuar.
Francesco Bilotto thotë se dritat e Krishtlindjeve duhet të vendosen vertikalisht në pemë: “Në këtë mënyrë çdo pjesë e pemës, nga dega në degë, do të ndizet”, thotë Bilotto.
Pemën e festave lërjani në dorë kreativitetit, por nëse s’keni ide mund të pranon edhe sygjerime. Tendencat për Pemën e Krishtlindjeve këtë vit sipas arreduesve në vende të ndryshme të botës janë: ngjyra e bardhë dhe gold dhe po ashtu një tendencë e viteve të fundit pema me kokën poshtë e cila është gjithnjë e më e rrallë.
Tavolina e festave të fundvitit
Tavolina juaj e festave është një nga element thelbësorë e cila u jep kuptim drekave dhe darkave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Darka e Vitit te Ri ne vendin tone, është një nga ato festa e cila mbledh pranë tryezës te gjithë familjen, pavarësisht nga besimi fetar i tyre. Gjyshet tona, dhe me pas nenat, gatuanin një dite te tërë për te ngrënë me pas 2 apo 3 ditët e para të vitit të Ri. Edhe pse tradita është lëkundur pak pas viteve ’90, themelet kane ngelur po ato!
Detaje për paraqitjen e tryezës
Ngjyrat e traditës dominojnë. E kuqja, e gjelbra dhe e bardha janë ngjyrat tradicionale që përdorim zakonisht jo vetëm në tavolinë por edhe në zbukurimin e ambientit apo të pemës në shtëpitë tona.
Mund të zgjidhni t’i qëndroni besnik traditës, por më një tëist bashkohor. Keni menduar ndonjëherë për një mbulesë tartan ? Imagjinoni gjithë ngjyrat që mund të shkojnë me këtë paletë dhe harroni limitet.
E bardhë, e zezë por mbi të gjitha flori- Nuk është Krishtëlindje nëse nuk ka ndonjë detaj ngjyrë ari, kështu që bëni vend për prekjen glamour. Mund të vendosni disa vazo të vogla qelqi me këtë ngjyrë, por elementi ngjyrë floriri që është must janë padyshim pjatancat.
Keni dëshirë për një Krishtëlindje në fshat por në të njëjtën kohë të rafinuar? Atmosfera bëhet e nxehtë nëpërmjet detajeve intime që pasurojnë çdo vend në tavolinë. Dekori është delikat dhe ka ngjyrë të bardhë me ndonjë prekje ngjyrë të gjelbër në mënyrë shumë diskrete.
Në fund të fundit pak dramë mund të nxisë atmosferën. Kështu që thuaj po të zezës, bashkë me ngjyrën e arit me buqetë në ngjyrë rozë, e kuqe dhe e bardhë, në një tavoline pa mbulesë.
Kursesi nuk mund të mungojnë qirinjtë në tryezat tuaja e jo vetëm, ngjyra e tyre në çdo rast duhet të kombinohet me atë të zbukurimit të tryezës.
Gjeli i detit në tryezë
Gjeli i detit historikisht është “i dënuar me vdekje” për ditët festive si ditët e Bajramit, për Krishtlindje dhe veçanërisht në natën e ndërrimit të viteve. Ai pothuajse jeton vetëm 364-365 ditë, ushqehet mirë sikur të ishte “pasha” dhe me therjen e më pas gatimin është i destinuar të jetë pjeta kryesore e festës së fundvitit sidomos për shqiptarët. Ky është fati i një gjeli të detit!
Lulja e bukur e Krishlindjes
Në vitet e fundit në Shqipëri është futur një tendencë e re në familje shqiptare. Lulja e Krishtlindjeve.
Lulet e Krishtlindjes është e kuqe e flaktë me gjethe të gjelbra- Poinsettias, i shohim ngado në këtë periudhë, megjithatë ato nuk janë lule dimri. Që të qëndrojnë sa më gjatë në formë të mirë, duhet të keni parasysh disa këshilla kujdesi dhe t’i mbani ngrohtë.
Lulja duhet të jetë e mbështjellë gjatë transportit sepse temperaturat e ulëta mund ta dëmtojnë. Sapo të shkoni në shtëpi, t’ia hiqni mbështjellësen sepse kërcejtë e gjetheve mund të varen ose të rrotullohen nëse nuk shmbështillet.
Që të jetojë sa më shumë, vendoseni pranë një dritareje. Mos e lini që ndonjë pjesë e saj të prekë xhamat e ftohtë. Gjithashtu mos e lini as në temperature të larta, poshtë kondicionerit apo pranë kaloriferit. Mos e lini pranë rrymave të ajrit, helikave të ngrohësve ose dritareve të hapura. Ajo ka nevojë për temperatura mesatare dhe shumë diell. Vendoseni në një dhomë të freskët gjatë natës për të zgjatur kohën e saj të lulëzimit.
Ngjyrat dhe veshja për festa
Ngjyra e kuqe është ngjyra tipike e festave të fundvitit, por përsëri, ngjyra e zezë nuk e humbet kurrë sharmin dhe elegancën që i fal një femre. Nëpërmjet pasjes së një veshjeje të tillë, femrat duken gjithmonë e më të dobëta, krahasuar me veshjen e ngjyrave të tjera.
Në fakt, këtë vit është në modë edhe përdorimi i ngjyrës së bardhë si dhe asaj të artë. Propozimet për festa që sjellin shtëpitë më të famshme të modës janë nga më të shumtat këtë fundvit, por për të gjithë qëllimi kryesor është si e si të shkëlqejmë gjithmonë e më shumë.
Detaje edhe tek thonjtë për festa
Festat janë momenti i duhur për të zgjedhur zbukurimin e thonjve më zbavitës me temat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Për festën më argëtuese të vitit nuk mund të mbash të njëjtin model të thonjve, atëherë mund të zgjidhni një shumëllojshmëri modelesh për të kompletuar edhe më tepër festën tënde.
Dhuratat
Festat e fundvitit dhe atmosfera e ngrohte dhe festive qe ato ofrojnë nuk mund te kuptohet pa dhuratat.
Disa këshilla se cilat mund të jenë dhuratat do të bëni duke i zgjedhur me klas dhe pa e tepruar ne çmim.
Meqë festat janë ne stinën e dimrit pse mos te shfrytëzojmë klimën për llojin e dhuratës siç janë kapuçat te shoqëruar pse jo me shall dhe doreza.
Janë te shumta mënyrat për te bere një dhurate duke zgjedhur ngjyrën: si kuqe, bardhe me kafe siç janë kufjet për veshët, kapuçi, çorapet e trasha, shalli.
Duke kaluar tek me te shtrenjtat siç janë palltot, pellushet, çizmet prej gome, por edhe çantat nuk janë një ide e keqe. Për te kaluar tek dhuratat tipike për femrat siç janë të brendshmet me forma dhe ngjyra e kuqe qe mund te ndezin mbrëmjen e Vitit të Ri.
Ata që gëzojnë se tepërmi atmosferën festive padyshim qe janë fëmijët, te cilët preferojnë me shume lodra të ndryshme dhe libra.
Babagjyshi
Ashtu si fëmijëria ekziston, po ashtu eksiston edhe Babagjyshi i Vitit të Ri. Fëmijëria dhe babagjyshi janë dy “gjëra” të lidhura bashkë, madje gati të pandashme. Fëmijëria ka nevojë për shumë, po shumë gjëra, që të vënë në lëvizje psikikën e fëmijës për të shkuar në të ardhmen, drej të rriturit.
Mendja e fëmijës, psikika e tij ka nevojë për abstrakten, që të mund të zhvillohet sa më e plotë. Ndërthurja e fantazisë me abstrakten bëjnë të mundur lëvizjen e psikikës së fëmijës, si për mirë edhe për keq.
Babagjyshi i Vitit të Ri është simboli i së mirës, që rri i pranë fëmijës pa u dukur, e nxit, e inkurajon, ja bën të bukur pritjen dhe durimin, i shmang mërzinë, që lodh edhe të rriturin. Nuk ka formë më të bukur dhe efikase për të nxitur fëmijën të përballojë padurimin që e karakterizon, sesa dhurata e Vitit të Ri, që ja sjell Babagjyshi.
Babagjyshi i vitit të Ri edhe po të mos ishte, duhej shpikur. Babagjyshi i vitit të Ri ekziston, sepse ekziston fëmijëria, shkruante dikur pediatria Lira Gjika.
Këto janë disa gjëra që na i kompletojnë festat, padyshim nën shoqërinë e familjarëve, të afërmve, shoqërise, që do te jenë me ne për të buzëqeshur, për të ngritur dolli për një vit më të mbarë, e në fund le të shpërthejnë fishekzjarret.