Vlerat ushqyese të karrotës janë të shumta dhe ajo luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë imunitar.
Një copë karrote përmban shumë vitamina dhe kalori ajo ka 52 kalori dhe nuk ka kolesterol.
Përveç këtyre, ajo ka fuqi të luftojë dhe shkatërrojë qelizat kancerogjene te njerëzit. Ajo lufton ndaj kancerëve të ndryshëm, të tillë si kanceri i mushkërive, i lëkurës dhe i gojës.
Karrota luan një rol vendimtar në sistemin tonë imunitar, karrota të ndihmon gjithashtu në rritje. Përveç kësaj duhet të konsumohet çdo ditë.
Falë vlerave të saj mirëbërëse, mund të cilësohet si një “bimë mjekësore”. Karrota është e pasur me substanca shumë të nevojshme për organizmin tonë. Përmban vitaminë A (karoten), B, C dhe E, gjithashtu është e pasur me hekur, fosfor, kalcium, natrium, kalium, magnez, brom etj.
Falë këtyre substancave aktive, ajo përdoret për të parandaluar dhe luftuar një numër të madh patologjish, që sot janë shumë të përhapura: anemi nga mungesa e hekurit, disa tipa tumoresh, sëmundje kardiovaskulare, përfshi infarktin e zemrës.
Duke qenë se përmban shumë vitamina dhe kripëra minerale, karota është edhe një ilaç mjaft efikas kundër problemeve të shumta të lëkurës, si edhe një prej elementeve më të rëndësishme kundër plakjes.