Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karrige me rrota që vihet në lëvizje me shprehjet e fytyrës

2019/09/14 at 10:03 PM
në -Teknologji, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Karrige me rrota që vihet në lëvizje me shprehjet e fytyrës

Shprehjet e fytyrës përcjellin emocione të ndryshme, por ka raste kur ato shërbejnë edhe për funksione më praktike. I tillë është rasti i Wheelie-t, një program kompjuterik që u jep mundësi përdoruesve të kontrollojnë karrigen me rrota, përmes shprehjeve të fytyrës.

“Kuadroplegjikët, njerëz të diagnostikuar me ALS apo gjithkush tjetër që nuk mund të kontrollonte një karrige elektrike me rrota me duart e tyre, mund ta kontrollojnë me lëvizje fytyre, si një puthje, një buzëqeshje, një ngritje vetullash”, thotë presidenti i kompanisë HOOBOX Robotics, Paul Pinheiro.

Zhvilluar nga kompania e re braziliane, shërbimi me një çmim 300 dollarë në muaj përdor një kamera Intel “RealSense” për të kapur pika të ndryshme në fytyrën e përdoruesit.

“Programi është shumë, shumë i saktë dhe kap vijat përreth gojës, syve dhe vetullave”. Një kompjuter i lidhur me karrigen, nxjerr një hartë me tre përmasa të fytyrës, duke diktuar deri në 11 shprehje të ndryshme të fytyrës.

“Teknologjia funksionon pavarësisht nga pozicioni i kokës. Mund ta lëvizësh kameran që të mos ta kesh para fytyrës.”

Është një nivel lirie të lëvizuri për përdoruesit që jo gjithmonë mund ta provojnë këtë ndjesi. Jim Ryan është tetraplegjik dhe zakonisht përdor kokën për të kontrolluar karrigen me rrota.

“Më e rëndësishmja është se mund ta kthej kokën majtas dhe djathtas. Në përgjithësi unë jam i bllokuar, prandaj kjo solli një ndryshim të madh”, thotë Jim Ryan.

Edhe lëvizje fare të vogla, mund të interpretohen disa sekonda para shprehjes së plotë të fytyrës. Ky lloj precizioni kthehet në aftësi për të lëvizur në kohë reale, përmes një doreze robotike që drejton kontrollin e karriges. Por ka disa shqetësime se teknologjia mund të mos jetë aq praktike.

“Ndonjëherë shprehjet e fytyrës janë të pavullnetshme. Mund të jesh duke ecur rrugës, sheh një reklamë me humor dhe buzëqesh”, thotë Jeshua Aveno, specialist për teknologjinë për invalidët.

Ndoshta duhet një farë kohe për t’u mësuar por Pinheiro beson se përdoruesit përfitojnë konsiderueshëm përsa i takon pavarësisë së tyre./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
Bota

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

9 Qershor, 2025 4:20 pm
Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Aktualitet

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 4:14 pm
Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
Aktualitet

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

9 Qershor, 2025 3:56 pm
Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të mbetet në burg

9 Qershor, 2025 3:39 pm
SPAK njoftim zyrtar për arrestimin e Ilir Metës, ja akuzat që rëndojnë mbi të
Aktualitet

Zgjaten me 6 muaj hetimet për Ilir Metën

9 Qershor, 2025 3:35 pm
Konfliktohen për motive të dobëta, plagoset 49-vjeçari, arrestohet autori
Aktualitet

Plagosi me thikë 64-vjeçarin në Divjakë pas një konflikti, arrestohet autori

9 Qershor, 2025 3:28 pm
Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore
Aktualitet

Ekspertët ndërkombëtarë mblidhen në Tiranë: Al po keqpërdoret nga shtetet armiqësore

9 Qershor, 2025 3:21 pm
Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor
Rajoni

Kosovë/ Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor

9 Qershor, 2025 2:58 pm
Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër
Aktualitet

Pas fermës në Shkodër, konfirmohet vatra e dytë e murtajës së bagëtive në Dibër

9 Qershor, 2025 2:45 pm
Para
Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 15 Shtator 2019

Parashikimi i motit 20 Korrik

Parashikimi i motit, 15 Shtator 2019

Sulmohen dy rafineritë më të mëdha të naftës në Arabinë Saudite

SHBA akuzon Iranin për sulmet me dronë në rafineritë saudite të naftës

TE FUNDIT

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
9 Qershor, 2025

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Përmirësimi i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Gazetarëve....

Lexo më shumë

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi

Protestat në Los Angelos, Guvernatori i Kalifornisë paralajmëron Trump: Do ngre padi
9 Qershor, 2025

Gavin Newsom, Guvernatori Demokrat i Kalifornisë, ka paralajmëruat përsëri se do të padisë Presidentin Donald Trump për thirrjen e Gardës...

Lexo më shumë

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Spiropali pret në takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi,...

Lexo më shumë

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona

Manastirliu: 55 projekte fituese të diasporës akademike me universitetet tona
9 Qershor, 2025

Janë shpallur 55 projektet fituese të thirrjes së parë për bashkëprojekte ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe diasporës akademike, mbështetur nga programi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com