Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karolina e Veriut, një nga shtetet fushëbetejë me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024

2024/11/03 at 8:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Karolina e Veriut, një nga shtetet fushëbetejë me rëndësi kyçe në zgjedhjet e vitit 2024

Karolina e Veriut është shfaqur si një shtet i rëndësishëm në betejën zgjedhore për president që kur Nënpresidentja Kamala Harris zëvendësoi Presidentin Joe Biden si kandidate e Partisë Demokrate. Në korrik, Presidenti Biden doli pas kandidatit republikan Donald Trump në sondazhe me pothuajse shtatë për qind diferencë, sipas “Cook Political Report”. Por, zonja Harris fitoi terren, duke e kthyer atë nga një shtet që voton kryesisht republikanët në një shtet “fushëbetejë”.


Karolina e Veriut, shtet bregdetar juglindor, ka parë një fluks të të ardhurve të rinj në vitet e fundit, gjë që ka ndryshuar hartën e saj politike. Aty janë shpërngulur më shumë të rinj dhe pakica, të tërhequr nga sektori teknologjik në rritje, duke shtuar mbështetjen për demokratët edhe në zonat periferike. Ekziston gjithashtu një popullsi e konsiderueshme afrikano-amerikane që janë entuziastë për kandidaturën e zonjës Harris. Në të njëjtën kohë, Karolina e Veriut ka një popullsi më të madhe rurale nga shtatë shtetet fushëbetejë, një segment që është bërë gjithnjë e më shumë republikan. Demokratët shpresojnë se mund të fitojnë zgjedhjet presidenciale në këtë shtet për herë të parë që nga viti 2008. Ekipi i fushatës së zotit Trump e sheh Karolinën e Veriut si me rëndësi kritike për rrugën e tij drejt fitores.

Disa muaj më parë, Karolina e Veriut konsiderohej një shtet ku dukej që fituesi i zgjedhjeve presidenciale do të ishte kandidati republikan. Ish presidenti Donald Trump kryesonte në sondazhe.

Por pasi Nënpresidentja Kamala Harris u bë kandidatja e demokratëve epërsia që kishte krijuar zoti Trump filloi të bjerë.

Tani, Karolina e Veriut konsiderohet një shtet fushëbetejë, një nga shtatë shtetet që ka të ngjarë të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve.

Karolina e Veriut është një vend i larmishëm, i njohur për malet dhe plazhet e saj; sektorin bankar, bujqësinë dhe popullatën me prejardhje të ndryshme.

Profesori i shkencave politike Eric Heberlig analizon situatën në këtë shtet të pavendosur.

“Karolina e Veriut është shtet i pavendosur, sepse ka shtetas nga të gjitha komunitetet. Këtu janë të gjitha grupet demografike që janë me rëndësi kritike për votat e të pavendosurve”, thotë profesori Heberlig.

Por kandidatët republikanë për president kanë fituar 10 nga 11 zgjedhjet e fundit në Karolinën e Veriut. Pse demokratët mendojnë se mund të sigurojnë fitore këtë vit?

“Ka një popullsi në rritje dhe më të re… Demokratët nuk ishin shumë të entuziazmuar me kandidaturën e Joe Bidenit, veçanërisht votuesit më të rinj. Kamala Harris është më e re, sjell më shumë energji, çka është pritur mirë nga votuesit e rinj. Karolina e Veriut ka një përqindje të konsiderueshme pakicash, veçanërisht afrikano-amerikanë. Ata e pritën shumë mirë kandidaturën e Harrisit… Ne kemi një sektor teknologjie në rritje, një popullsi hispanike dhe aziatike në rritje”, thotë me tej ai.

Shumë prej këtyre të ardhurve të rinj po shkojnë drejt periferisë, duke i bërë këto zona më pak republikane, me kalimin e kohës. Në vitin 2020, zoti Trump fitoi Karolinën e Veriut me një diferencë prej vetëm 1.3 për qind ndaj zotit Biden.

“Ka gjithashtu pensionistë të racës së bardhë që shkojnë për të jetuar në zonat më rurale. Pra, arrihet një lloj balancimi midis qarqeve urbane, ku ka rritje të demokratëve dhe qarqeve më rurale që janë më shumë republikane, të dyja të nxitura nga migrimi”.

Karolina e Veriut ka popullsinë më të madhe rurale nga shtetet fushëbetejë, me afërsisht një të tretën e banorëve të shtetit që jetojnë në to.

“Fitorja e Obamës në vitin 2008 është dëshmi e vërtetë se çfarë sfide është për demokratët e Karolinës së Veriut të fitojnë zgjedhjet presidenciale këtu. Ne e mendojmë atë si një fitore të madhe për Obamën, por ai e fitoi atë me një total prej 13,000 votash, që është një shifër e vogël. Kjo fitore u arrit vërtet fal asaj që gjithçka shkoi si duhet për Obamën pasi ai kandidoi në kohën kur vendi ishte përfshirë në një luftë për të cilën fajësoheshin republikanët. Kishte edhe një recesion”, thotë profesori Heberlig.

Ashtu si votuesit në nivel kombëtar, shqetësimi kryesor i tyre është ekonomia. Një tjetër çështje është emigracioni.

Demokratët e kanë bërë abortin një pjesë kyçe të fushatës së tyre. Por, kjo çështje mund të mos jetë aq e rëndësishme për të fituar votat në Karolinën e Veriut.

Një sondazh i fundit zbuloi se vetëm 11% e votuesve në Karolinën e Veriut e quajn abortin si çështjen e tyre më të rëndësishme. Kjo është përqindja më e ulët e çdo shteti fushëbetejë.

“Do të jetë një gjë interesante të shihet se sa i nxisin demokratët çështje si aborti ose ruajtja e demokracisë për të votuar këtu”.

“Kjo zakonisht nuk ndodh, sepse procesi për t’u përfshirë në fletën e votimit në Karolinën e Veriut është më i vështirë sesa në shtetet e tjera. Sapo patëm miratimin nga Gjykata e Lartë të vendimit të Gjykatës Supreme të Karolinës së Veriut që pranoi kërkesën e kandidatit të tretë Robert Kenedy Jr. të hiqte veten nga fleta e votimit. Pra, kjo zvogëlon mundësitë që ai të marrë vota nga zoti Trump”, thotë profesori Haberlig.

Disa demokratë shpresojnë se një skandal i fundit që përfshiu garën për guvernatorin e shtetit do të përmirësojë mundësitë e tyre.

Kandidati republikan i mbështetur nga zoti Trump, Mark Robinson bëri deklarata ofenduese në internet.

Profesori Heberlig thotë se kjo mund të dëmtojë kampin republikan.

“Robinsoni do ta ketë të vështirë për të mbledhur fonde. Po ashtu, paratë nuk mund të shpenzohen për fushata të tjera që do të ndihmonin republikanët e tjerë të fitonin, siç është fushata e tyre ‘Dilni dhe votoni’”.

Këshilltarët e zotit Trump mendojnë se fitorja në Karolinën e Veriut është me rëndësi kritike për suksesin e tij në këto zgjedhje. Që kur zonja Harris hyri në garë, ish Presidenti Donald Trump ka bërë fushatë atje më shumë se në çdo shtet tjetër, përveç Pensilvanisë./voa



Ju sugjerojmë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
Kronikë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

7 Nëntor, 2025 5:51 pm
SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
Kronikë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

7 Nëntor, 2025 5:08 pm
Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
Bota

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

7 Nëntor, 2025 5:03 pm
Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
Bota

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

7 Nëntor, 2025 4:08 pm
Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat
Sport

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare, FSHF nxjerr në shitje biletat

7 Nëntor, 2025 3:57 pm
Çdo cigare të “vjedh” 20 minuta jetë, Italia peticion kundër pirjes së duhanit
Bota

Çdo cigare të “vjedh” 20 minuta jetë, Italia peticion kundër pirjes së duhanit

7 Nëntor, 2025 3:53 pm
Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia
Sport

Sylvinho: Ja pse e grumbulloj Nedim Bajramin, Andorra nuk pëson 5 gola as nga Anglia

7 Nëntor, 2025 3:10 pm
Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, pranga 31-vjeçarit
Kronikë

Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, pranga 31-vjeçarit

7 Nëntor, 2025 3:08 pm
Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës
Bota

Peruja shpall “non grata” Presidenten e Meksikës

7 Nëntor, 2025 3:04 pm
PD protestë ndryshe, Berisha: Platformë parlamentare para Kryeministrisë
Kryesore

PD protestë ndryshe, Berisha: Platformë parlamentare para Kryeministrisë

7 Nëntor, 2025 2:41 pm
Para
Saimir Pirgu rikthehet pas 13 vitesh në TKOB

Saimir Pirgu rikthehet pas 13 vitesh në TKOB

Harris mobilizon demokratët, por a mund t’i fitojë zgjedhjet?

Harris dhe Trump për Ballkanin – luftë kundër korrupsionit dhe ndikimeve keqdashëse

Netanyahu vizitë në kufirin me Libanin: Do të ndërpresim “oksigjenin” e Hezbollahut

Netanyahu vizitë në kufirin me Libanin: Do të ndërpresim “oksigjenin” e Hezbollahut
















TE FUNDIT

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë

U kapën me kokainë dhe fishekë gjuetie, dy të arrestuar në Kakavijë
7 Nëntor, 2025

Në Kakavijë Policia Kufitare ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive kriminale, ndërsa janë evidentuar 2 raste të paligjshmërive në...

Lexo më shumë

Akuzohen se ofruan para për të blerë vota për PS, SPAK dërgon për gjykim tre persona

SPAK firmos 9 masa sigurie për ish-zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe biznesmenë
7 Nëntor, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona...

Lexo më shumë

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

Ukraina: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse
7 Nëntor, 2025

Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës,...

Lexo më shumë

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima

Indi, treni me pasagjerë përplaset me atë të mallrave, 11 viktima
7 Nëntor, 2025

Një tren pasagjerësh është përplasur me një tren mallrash në Indi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com