Bota

Karnavalet e Venecias ndërpriten para kohe për shkak të koronavirusit


               Publikuar në : 20:42 - 23/02/20 |
Al Do

Autoritetet italiane kanë vendosur të ndërpresin para kohe Karnavalet e Venecias teksa përpiqen të kontrollojnë atë që deri tani është shpërthimi më i keq i koronavirusit në Evropë.

Autoritetet në rajonin e Venetos thanë që karnavalet do të përfundojnë të dielën, dy ditë para datës së planifikuar.

Italia deri tani ka numrin më të madh të rasteve të koronavirusëve në Evropë, me 152. Tri njerëz kanë ndërruar jetë.

Kufizime të rrepta të karantinës janë vendosur në dy rajone veriore afër Milano dhe Venecias.

Rreth 50,000 njerëz nuk mund të hyjnë ose të lënë disa qytete në Veneto dhe Lombardi për dy javët e ardhshme pa leje speciale. Edhe jashtë zonës, shumë biznese dhe shkolla kanë pezulluar aktivitetet, dhe ngjarjet sportive janë anuluar duke përfshirë disa ndeshje futbolli të Serisë A. /Opinion.al

Pas