Ndryshimet e fundit në qeveri prej nga ku u largua ministri Edmond Haxhinasto, janë përcjellë edhe përmes karikaturës te Mapo nga mjeshtri Bujar Kapexhiu.
Siç shihet kabineti qeveritar është vendosur në një fushë shahu dhe dy lojatarët janë Rame e Meta.
Ky i fundit e ka larguar Haxhinaston si të ishte një gur shahu, ndërsa “të trembur” qëndrojnë mënjanë tre ministrat e tjerë të LSI-së, Koka, Manjani e Panariti.