Një zyrtar i ministrisë së Drejtësisë në Kosovë ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë minstria më anë të një njoftimi për media. Aty theksohet se zyrtari është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK).
“Të gjithë zyrtarët e tjerë, të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid-19 janë karantinuar dhe pritet që, ditët në vijim, të testohen nga IKSHPK-ja”, thuhet në njoftim.
Të hënën, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe disa zyrtarë të kabinetit të tij janë vetizoluar për shkak të kontakteve me një zyrtar që ka qenë në kontakt me një person të infektuar me koronavirus.
Më vonë është konfirmuar se zyrtari që është bërë shkas për vetizolimin e Kurtit dhe të tjerëve, ka dalë negativ. /Opinion.al