Life Style

Karantina dhe zënkat, çfarë të bëni që lidhja t’i mbijetojë izolimit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 03/05/20 |
el ida

Jepini hapësirë njëri-tjetrit

Kaloni kohë në dhoma të ndryshme, mos bëni gjithçka bashkë, dilni vetëm për të bërë pazaret, merrni një sy gjumë. Kështu i jepni mundësi njëri-tjetrit ta marrë malli për ju dhe shmangni diskutimet e panevojshme që lindin kur shpenzon 24 orë me dikë.

Komunikoni haptazi

Keni gjithë kohën që ju duhet për të zhvilluar komunikimin që do e çojë lidhjen tuaj në nivelin tjetër. Uluni dhe flisni për ndjenjat tuaja, për ndjenjat e palës tjetër dhe dëgjoni me sinqeritet. Jeni në ankth, ndajeni me partnerin. Keni nevojë të shfryheni, ndajeni me partnerin. Tregohuni të hapur për gjithçka.

Reflektoni para se të reagoni

Kur ke ngecur me dike në një apartament, gjasat janë që herët a vonë do ju acarojë dhe mënyra si merr frymë. Duke pasur këtë në mendje, merrni një sekondë para se të bërtistini për gjëra të parëndësishme si për shembull gotat në lavaman apo krevati i parregulluar. Me qetësi dhe dashuri rregullohen të gjitha, edhe krevati.

Ndërtoni një sistem të ri rolesh dhe përgjegjësish

Çdo martesë ka strukturën e saj dhe rolet ndahen sipas çiftit. Në karantinë, ato role nuk kanë më vlerë. Bisedoni dhe përcaktoni çfarë do të bëjë secili prej jush në shtëpi që barra e punëve të ndahet në mënyrë të barabartë. Kjo metodë e kthen kaosin në rregull./Opinion.al

Pas