Policia Kufitare së bashku me atë të Vlorës kanë mundur të sekuestrojnë gjatë natës 1.2 tonë hashash në Karaburun.
Lënda narkotike është gjetur e fshehur në mal, shumë pranë gjirit të Dafinës, te vendi i quajtur “depot e Valanidhit” si dhe ishte gati për t’u nisur drejt Italisë.
Shkak i mosnisjes ishte bërë moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë, gjë që kishte penguar trafikantët të niseshin drejt vendit fqinj.
Personat që ruanin lëndën narkotike janë fshehur në pyll dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.