Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karaburun/ Ja kush është zhytësi që u dëmtua sot nga dinamiti në det

2017/07/26 at 10:03 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Karaburun/ Ja kush është zhytësi që u dëmtua sot nga dinamiti në det

Një palombar që po eksploronte bukurinë nënujore që të ofron zona e Karaburunit, ka rrezikuar jetën nga shpërthimi i dinamitit, shkruan “Panorama”.

Sasia e lëndës eksplozive është hedhur nga një mjet lundrues tip gomone që po peshkonte pranë gadishullit duke i shkaktuar dëmtime zhytësit, Ilir Ameti. Palombari nga Orikumi ka marrë plagë në veshin e djathtë dhe dëmtime në mushkëri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shën Janit në Karaburun, ndërsa Ameti po notonte në thellësi me bombola gazi, një zonë, e cila eksplorohet shumë nga zhytësit. Zona e Karaburunit është edhe një zonë e mbrojtur, e cilësuar si një nga perlat e bregdetit të Jonit. Shtetasi nga Orikumi ishte duke notuar në afërsi të Shën Janit, ku sipas dëshmive të tij, një gomone ka ndaluar sipër tij, duke hedhur lëndën plasëse. Ameti ka konfirmuar se ka pasur tronditje të thella, duke ndjerë shqetësime në frymë- marrje dhe dëmtim në veshin e djathtë. Ndihma e parë atij i është dhënë nga punonjësit e pikës së shërbimit të zonave të mbrojtura që ndodhen në Karaburun, të cilët kanë lajmëruar edhe policinë për ngjarjen. Palombari u dërgua në spitalin rajonal të qytetit të Vlorës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa thuhet se nuk ka probleme të rënda për jetën. Ndërkohë konfirmohet se, policia ka nisur hetimet, madje burime nga Policia e Vlorës bëjnë me dije se kanë të dyshuar një person që mendohet se mund të ketë qenë në drejtimin e mjetit lundrues në momentin kur është hedhur sasia e lëndës plasëse në det. Gjithsesi për momentin nga Policia e Vlorës nuk ka asnjë person të arrestuar apo shoqëruar për ngjarjen, ndërsa hetimet vijojnë. Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që regjistrohet në bregdetin shqiptar, pavarësisht se prej disa ditësh Policia kufitare vijon kontrollet ndaj mjeteve lundruese për dokumentacionin e tyre dhe duke mos lejuar lundrimin në zonat pranë pushuesve. Zona e Karaburunit në Vlorë është një nga zonat e mbrojtura ujore, ndërsa ky është rasti i parë i evidentuar për hedhjen e lëndëve plasëse në det gjatë këtij sezoni turistik

Etiketa: Ilir AhmetiKARABURUN

Ju sugjerojmë

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
Bota

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

22 Shtator, 2025 7:57 pm
Ky është mbreti më i pasur në botë
Bota

Ky është mbreti më i pasur në botë

22 Shtator, 2025 7:16 pm
“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
Bota

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

22 Shtator, 2025 6:26 pm
Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
Aktualitet

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

22 Shtator, 2025 6:06 pm
Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini
Bota

Sulmet kibernetike në aeroportet europiane, çfarë duhet të dini

22 Shtator, 2025 5:32 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Kryesore

Veliaj i përgjigjet Këshillit Bashkiak:Nuk jam informuar me shkaqet e shkarkimit tim

22 Shtator, 2025 4:57 pm
Bombardimet e SHBA/Trump flet për ndryshimin e mundshëm të regjimit në Iran
Bota

Trump deklaron se ka “gjetur zgjidhje” për autizmin

22 Shtator, 2025 4:42 pm
37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës
Kronikë

37-vjeçari mbërrin i plagosur me armë zjarri në spitalin e Vlorës

22 Shtator, 2025 3:42 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit në Fier

22 Shtator, 2025 3:07 pm
Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci
Rajoni

Ndërron jetë aktori i shquar Enver Petrovci

22 Shtator, 2025 2:00 pm
Para
Berati zgjidhet qyteti i dytë më i bukur në 30 qytete në botë

Berati zgjidhet qyteti i dytë më i bukur në 30 qytete në botë

Prishja e ndërtimeve pa leje në Dhërmi, Ministria e Jashtme e Greqisë kërcënon Shqipërinë

Prishja e ndërtimeve pa leje në Dhërmi, Ministria e Jashtme e Greqisë kërcënon Shqipërinë

Parashikimi i motit/ Kujdes! Ka ndryshime drastike nga fundi i korrikut, me fillimin e gushtit

Parashikimi i motit/ Kujdes! Ka ndryshime drastike nga fundi i korrikut, me fillimin e gushtit

TE FUNDIT

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Gaza, SHBA pritet të vendosë sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale
22 Shtator, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë që që këtë javë të vendosin sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GNP), duke...

Lexo më shumë

Ky është mbreti më i pasur në botë

Ky është mbreti më i pasur në botë
22 Shtator, 2025

Është e vështirë të gjesh një figurë më të çuditshme e më ekstravagante sesa mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i...

Lexo më shumë

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit

“Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi”, Hamasi i shkruan Trumpit
22 Shtator, 2025

Hamasi i ka shkruar një letër Presidentit të SHBA-së Donald Trump ku i kërkon drejtpërdrejt atij të garantojë një armëpushim...

Lexo më shumë

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
22 Shtator, 2025

Tiranë, Shtator 2025 – Globe, distributori i vetëm zyrtar i markës ndërkombëtare Hisense në Shqipëri, prezanton një fushatë të veçantë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com