Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe e kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka inspektuar rindërtimin e gjimnazit Naim Frashëri në Durrës.
Ministrja Manastirliu tha se shkolla është në shërbim të 800 nxënësve gjimnazistë dhe përfshin terrenet sportive, bibliotekën dhe palestrën.
Manastirliu tha se vetëm nga rindërtimi në Durrës janë rindërtuar 38 shkolla.
Kryeministri Rama la pa përmendur edhe disa batuta me nxënësit e e kësaj shkolle.
“Si jeni? Si shkon mësimi? Kaq të urtë jeni gjithmonë?”, u drejtohet nxënësve Rama.
Rama para stafit pedagogjik u shpreh se shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve dhe është e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë e palestër.
“Në gjimnazin e rilindur “Naim Frashëri”, një nga 38 institucionet arsimore të rindërtuara me standardet më të mira, falë Programit të Rindërtimit, që ka transformuar krejtësisht infrastrukturën shkollore në Durrës dhe zonat përreth. Shkolla e re është në funksion të 850 nxënësve, e pajisur me klasa të bollshme, laboratorë, bibliotekë, palestër dhe hapësira rekreative”, është shprehur ndër të tjera Rama.
Pas dëmtimeve të pësuara për shkak të tërmetit të vitit 2019, shkolla u përfshi në programin “EU4Schools”. Godina e re ofron kushte sipas standardeve bashkëkohore evropiane, në shërbim të nxënësve dhe punonjësve arsimorë.