Janë krijuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Qytetarët që hynë në shtetin greke kanë më shumë se pesë orë që qëndrojnë në radhë.
Situata vështirësohet edhe më shumë për shkak të temperaturave të ulëta, ndërsa në radhë janë kryesisht familjarë mes të cilëve ka edhe shumë fëmijë.
Për situatën problematike nuk ka pasur asnjë reagim nga pala greke.