Kronikë

Kapshticë/Sekuestrohen 25 mijë euro të padeklaruara, procedohet 35-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:33 - 22/08/21 |
Opi Nion

Policia kufitare ka sekuestruar në Kapshticë një sasi prej 24980 eurosh të padeklaruara, ndërsa ka proceduar penalisht shtetasin F.R., 35 vjeç, pasi shuma e parave u gjet në automjet e tij tip “Opel”.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.980 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar”, thuhet në njoftimin e policisë./Opinion.al

Pas