Ndonëse fund marsi kapriçot e motit kanë sjellë reshje bore në zonat juglindore të vendit. Ato janë përfshirë paraditen e sotme nga reshje dëbore. Rreshjet kanë pasur intensitet të lartë, kryesisht në lartësitë mbi 1000 metra, si në fshatin turistik të Dardhës por edhe në fshatrat Sinicë, Arrzë, Nikolicë si dhe fshatrat e njësive administrative të Lekasit.
Trashësia e dëborës ka variuar nga 5 deri në 10 centimetra, ndërsa mësohet se nuk ka shkaktuar dëme në frutikulturë.
Dëbora nuk është shoqëruar me temperatura të ulta ndaj demet kanë qënë të papërfillshme./Opinion.al