Edhe pse jemi në muajin maj, i ftohti thuajse dimëror nuk i ndahet rajonit të Korçës por dhe disa zonave në veri të Shqipërisë, kryesisht në veriperëndim.
Pas disa ditëve me reshje shiu dhe temperatura relativisht të ulta, zonat më të larta malore të rajonit juglindor janë zbardhur sërish nga dëbora.
Problemi i klimës së ftohtë dhe me reshje rëndon mbi fermerët, të cilëve iu rrezikohen prodhimet në bujqësi./Opinion.al