Edhe pse ka qenë një javë me temperatura të larta, duket se këtë të diel moti na ka rezervuar një të papritur. Sipas metereologëve sot do të ketë vranësira që pasdite do të gjenerojnë në shi.
Gjatë paradites do të ketë kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme por më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore e qendrore duke rrezikuar shira afat-shkurtër.
Orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke gjeneruar shira të karakterit lokal. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat veriore e verilindore. Edhe gjatë natës moti do të mbetet i paqëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ndërsa në vlerat maksimale do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë. /Opinion.al