Rajoni

Kapriçot e motit dhe reshjet e dendura krijojnë panik në Ballkan


               Publikuar në : 17:23 - 14/05/19 |
el ida

Ballkani po përballet me një mot me shira të dendur dhe me temperatura disi të pazakonta për muajin maj, të cilat kanë krijuar panik dhe gjendje alarmi.

Vala intensive me reshje të dendura dhe erëra të forta ka goditur që nga mbrëmja e së dielës shumë vende, ku ka pasur edhe alarme për përmbytje.

Situata është veçanërisht kritike në veriperëndim të Bosnjë-Hercegovinës, ku disa lumenj po dalin nga shtrati, duke rrezikuar fshatrat përreth.

Moti shkaktoi probleme në Bosnje dhe në Kroaci, pasi shumë rrugë mbetën të bllokuara dhe dëmet nga stuhitë ishin të shumta. Kroacia dhe Bosnja shpallën gjendjen e jashtëzakonshme, dhe duket se në shumicën e vendeve reshjet kanë arritur deri në 30-40 milimetra.

Gjendje alaramante po kalon dhe Serbia për shkak se pritet rritje e nivelit të dy lumenjve të mëdhenj, Saven dhe Danub, gjithsesi duket se rreziku më i madh është në qytezën Obrenovac.

Kujtojmë se pesë vjet më parë, në Serbi, 57 persona humbën jetën si pasojë e vërshimeve në një krizë disa javore me dëme të mëdha./Opinion.al

 

 

 

Pas