Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme në selinë blu Kolegjin e Kryetareve. Fokusi i diskutimeve pritet të jetë humbja e thellë e PD në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.
Drejtuesi i degës së PD, në Fier, Agron Kapllanaj ka tërhequr deklaratën e bërë para zgjedhjeve, ku ishte shprehur se nëse Berisha merrte Shkodrën do dorëhiqej.
“Shkodrën nuk e humbi PD por e fitoi Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës time që kam thënë që të jap dorëheqjen nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën, ndoshta jam nxituar”,-tha ai./Opinion.al