Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kapja politike e Agjensisë së Mbikëqyrjes Financiare!

2017/04/06 at 5:21 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Jorida Tabaku: Në Shqipëri 40% e GDP vjen nga droga, 8 milione rrënjë kanabis të kultivuara 

Nga Jorida Tabaku


Sot në krye të Agjensisë për Mbikëqyrjen Financiare është vendosur ish deputeti i Partisë Socialiste. Nuk jam marrë e nuk merrem kurrë me kolegët, por uzurpimi politik i institucioneve të pavarura që ka ndodhur në këto 4 vite është i paprecedentë. Vendosja e ish deputetit është një tregues i botëkuptimit totalitar që kryeministri ka për institucionet. Ai i mendon ato ose si objekt shantazhi ose si objekt miklimi.

Të gjithë jemi në dijeni se shkarkimi i drejtueses së djeshme të agjencisë nuk qe për arsye performance.

Ish kryetarja e Agjensise u miratua vetëm një vit më parë me propozim të PS dhe në rezolutën e kaluar në kuvend në dhjetor të vitit të kaluar, propozoheshin rekomandime për zbatim për tregun problematik të sigurimeve por asnjë masë për ndërrimin e kreut.

Pra, kush është arsyeja që kryeministri shkarkon ish kryetaren dhe emëron ish vartësin e tij? Asnjë arsye më shumë se sa kapja politike e institucioneve!

Sot, kapja politike e AMF është në vazhdën e kapjes politike të pjesës më të madhe të institucioneve të pavarura. Mbas Autoritetit të Medias, Autoritetit të Konkurencës, Komisionerit për të Dhënat Personale, Institutit të Statistikave dhe nisjes së procedurave për Avokatin e Popullit pa opozitën (ndryshe nga sa u veprua dje nga Partia Demorkatike në qeverisje), rradhën e pati dhe AMF.

Në fillim të 2013 kur Kryeminsitri premtonte majtas e djathtas, theksonte se djemtë e vazjat më të mira që kanë studiuar jashtë do të vijnë në krye të institucioneve të pavarura. Sigurisht si shumë premtime të tjera dhe ky u harrua. Më i rëndësishëm është pushteti. Çdo gjë në funksion të tij. Sot administrata publike është mbushur me militantë partie duke humbur kujtesën institucionale. Institucionet e pavarura drejtohen nga deputetë, vartës të kryeministrit apo dhe ish funksionarë të lartë të PS.

Krimi ndaj institucioneve vazhdon edhe sot, ku Rama Republika ka hapur para zgjedhjeve 2500 vende me kontratë 3 mujore në administrate. Godinat publike janë shndërruar në selitë apo zyra të propagandës së pushtetit. Duke rikonfirmuar se qëllimi përfundimtar i kryeministrit është dhunimi i zgjedhjes, se kryeministri vuan nga ndjesia për të zgjeruar pushtetin e tij deri në institucionin e fundit që mban demokracinë në këmbë. Ai po përpiqet sot që nga zyra e tij të prodhojë edhe opozitën e re. Duke na kujtuar thënien e famshme të regjimit komunist “I gjithë pushteti në dorë të sovjetëve”!

Prandaj kjo duhet të ndryshojë! Përpjekja 46 ditore e shqiptarëve është akti më i guximshëm dhe qytetar për të rrëzuar autokracinë dhe mendësinë totalitare të qeverisë dhe rilindjes. Përpjekje që do të kulmojë me krijimin e demokracisë institucionale që nuk do të jetë në shërbim të një pale por në shërbim të qytetarëve. Kushdo që ka frikë nga kjo demokraci përpiqet të minojë institucionet dhe kërkesat legjitime të opozitës.

 

Etiketa: jorida tabaku


Ju sugjerojmë

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
Bota

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

7 Qershor, 2025 9:19 am
Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
Bota

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

7 Qershor, 2025 9:10 am
Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
Kryesore

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

7 Qershor, 2025 8:37 am
Dy shenjat më me fat të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:29 am
Parashikimi i motit, 10 mars 2020
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Qershor 2025

7 Qershor, 2025 8:17 am
Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Para
Studimi: A janë tatuazhet të dëmshme për lëkurën?

Studimi: A janë tatuazhet të dëmshme për lëkurën?

Sherr mes Zvicrës dhe Kosovës për lëvizjen e lojtarëve

Ndryshon klasifikimi i FIFA-s, ja kush është kombëtarja më e mirë në botë

Foto e kirurgut hero që ka emocionuar botën, ja çfarë bëri pas 28-orësh pune

Foto e kirurgut hero që ka emocionuar botën, ja çfarë bëri pas 28-orësh pune
















TE FUNDIT

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?

Pse ukrainasit po akuzohen për zjarrvënie në pronat e Keir Starmerit?
7 Qershor, 2025

Mëngjesin e 12 majit, në një shtëpi në një qark në veriperëndim të Londrës, zjarrfikësit iu përgjigjën një raportimi për...

Lexo më shumë

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

Liria e rrezikuar: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit
7 Qershor, 2025

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit më 3 maj, Reporterët pa Kufij ngrenë alarmin: Situata për gazetarët po përkeqësohet...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura

Kryeministri Rama ndan videon nga stërvitja ndërkombëtare e Forcave të Armatosura
7 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një video nga stërvitja e Forcave të Armatosura në “Defender...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 7 Qershor 2025

Dy shenjat më me fat të horoskopit
7 Qershor, 2025

Dashi Sot duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm përpara se të nxirrni përfundime. Mos harroni se është e lehtë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com