Kronikë

Kapja e rreth një ton droge/Detaje të reja, hetimet zbuluan një tjetër grup kriminal



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:59 - 09/08/22 |
Opi Nion

Një ditë pas zhvillimit të operacionit “Syri”, ku u sekuestruan rreth një ton kanabis, detaje të reja kanë dalë në dritë. Sipas Neës 24 burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se droga është ngarkuar në grykëderdhejn e lumit Vjosë.

Ndërkohë mësohet se grupi që u godit dje ishte nën hetim nga Policia e Vlorës,  prej gati një viti.  Kanë qenë pikërisht hetimet që kanë çuar në zbulimin e një tjetër grupi kriminal që vepron në Vlorë dhe në Fier në koordinim me grupin tashmë të arrestuar dhe personin e shpallur. Si rrjedhojë së shpejti priten të tjera arrestime.

Katër të rinjtë Arbër Saraseli, Saverjo Imeraj, Qemal Pekmezi, si dhe shtetas i shpallur në kërkim Gregor Likaj, transportuan drogën me tre skafe drejt një veliere e cila e priste në thellësi të detit Jon. Më pas anija është nisur drejt Italisë.

Ndërkohë, në ujërat italiane, Guardia di Finanza ndaloi anijen me drogë dhe arrestoi dy shtetasit me shtetësi ukrainase Bychkovi Serhii dhe Senkevych Serhii.

Në operacion u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it.

Pas