Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një trafikant klandestinësh nga Tepelena.
Ai është ndaluar në afërsi të kthesës së fshatit Mashkullorë, teksa në automjet kishte gjashtë shtetas sirianë, katër meshkuj dhe dy femra, njëra prej të cilave shtatzënë.
Dyshohet se emigrantët klandestinë kanë kaluar kufirin e gjelbër në Kakavijë, ndërkohë që gjatë muajit korrik policia e kufirit Gjirokastër në bashkëpunim me Frontex ka ndaluar rreth 70 shtetas të huaj nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrika e Veriut./Opinion.al