Policia spanjolle bën me dije se ka sekuestruar 32 ton kanabis të paketuar, me vlerë prej 64 milionë eurosh, duke saktësuar se është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Spanjë.
Marihuana është kapur në ferma të ndryshme në të gjithë vendin, në kuadër të operacionit “Oborret”, ndërsa 20 janë personat e arrestuar në disa qytete, burra dhe gra, të moshës nga 20 deri në 59 vjeç.
Policia shton se mendohet që ka edhe plantacione të tjera.