Prindërit kanë denoncuar në polici fqinjin e tyre i cili kishte mashtruar vajzën e mitur 10 vjeç me të cilën ka kryer veprime të turpshme. Të alarmuar ata kanë thënë se Lik Çaça, 69 vjeç, banues në Kavajë ka prekur vajzën në pjesë intime të trupit.
Policia tha se e ka arrestuar të moshuarin pasi ka mashtruar, duke e futur në banesën e tij, vajzën e mitur, ku më pas ka kryer veprime të turpshme. Ai akuzohet për “Vepra të turpshme”, parashikuar nga Neni 108/1 i Kodit Penal.