Kronikë

Kapet një person për ekzekutimin e Billës, lidhja me vrasjen në Angli


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:42 - 18/06/20 |
Opi Nion

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje kapjen e një prej bashkëpunëtorëve të vrasësve të Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor në Tiranë.

“Nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës dhe Sektori i Forcës Operacionale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, pas një pune të mirorganizuar dhe të pandërprerë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë i mundur ndalimi i shtetasit S. M., 22 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi S. M. është nipi i shtetasit P. M., i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi H. B”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I arrestuari është i identifikuar si Sebi Mali. Bëhet me dije se Mali është nipi i Prel Markut, i cili u vra nga Billa në Angli. Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.

Në cilësinë e provës materiale janë sekustruar 3 automjete dhe një sërë provash të tjera materiale, me të cilat dokumentohet implikimin e të riut në këtë ngjarje. Billa u qëllua në zonën e Komunës së Parisit” teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij.

Ai ishte një person me precedent penal. Billa ka qenë i dënuar në Angli për vrasje, ndërsa është ekstraduar në Shqipëri. Ai ka përfituar ulje dënimi dhe më pas është liruar me kusht nga gjykata e Krujës. Sipas të dhënave, në 14 tetor 2006 Billa në atë kohë 28 vjeç ka ekzekutar në Angli Prel Markun 22 vjeç në një klub në Park Royal dhe kishte plagosur dy persona të tjerë.

Pas ngjarjes, në rrethana të paqarta ai shfaqet në Shqipëri ku arrestohet në vitin 2007. Në vitin 2014 atij iu njoh dënimi me burgim të përjetshëm, por në vitin 2016 gjykata e Apelit do të niste “operacionin” për lirimin e tij. Gjyqtari Lefter Jahaj, ka vendosur të ndryshojë vendimin e gjykatës së Tiranës për njohjen e burgut përjetshëm dhe dënimin e tij përfundimisht me 25 vite burgim. Në vendim thuhet se Hekuran Billa duhet të vuajë dënimin nga dita e arrestimit në Shqipëri 15 nëntor 2007.

Pra Hekuran Billa duhet të ishte ende në burg pasi do të kishte kryer vetëm 13 vite burg. Mirë po ai kishte dalë nga qelia që në shkurt të vitit 2019. Këtë e kishte bërë të mundur gjyqtarja Enkleda Hoxha. Teksa kishte dhe rreth 10 vite dënim për të kryer, gjyqtarja Hoxha i ka njohur Hekuran Billës disa amnisti dhe i ka falur 5 vitet e fundit të dënimit duke e nxjerrë nga burgu në shërbim prove.

Për Enkeleda Hoxhën ky nuk është vrasësi i parë që ajo liron nga burgu para përfundimit të dënimit. Ajo u ka hapur dyert e burgut ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, duke i shuar dënimin përjetë, Genc Tafilit, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Ndaj kësaj gjyqtareje është kërkuar hetim administrativ nga ILD-ja por ajo vijon / Opinion.al

Pas