Kronikë

Kapet nga policia i riu,përdorte taksi për të fshehur gjurmët,për çfarë akuzohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 20/04/22 |
Opi Nion

Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia në kuadër të të operacionit policor të koduar “Taxi”. Policia bën me dije se u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Klodian Toshi, 24 vjeç, banues në Krujë.  

I riu për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga oficerët e Policisë, 24-vjeçari po qarkullonte si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Asim Vokshi”.

Si rezultat i kontrollit fizik Klodian Toshit iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular.  

Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Adrian Marku, 25 vjeç dhe Mikel Xhetani, të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

Pas