Aktualitet

Kapet në inboxin e Berishës mesazhi i Ramës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:30 - 01/05/16 |
b.f

I dashur doktor Berisha,

E di që pas kaq kohësh, komunikimi mes nesh është i vështirë, por unë kam vendosur të bëj hapin e parë. Besoj në zemërmadhësinë Tuaj.

Që nga hera e fundit kur më zbuat nga PD-ja, kanë kaluar shumë kohë. Por unë nuk ju kam marrë inat dhe jam përpjekur të mësoj nga ju, dhe vazhdoj të mësoj. Edhe rasti i fundit i rektorit Koni, ishte një shembull sesi ia u ngec kundërshtarëve, megjithëse me thënë të drejtën ky Koni pavarësisht se dukej si petull, na e futi të dyja palëve. Por besoj se në këtë pikë ka faj edhe Erioni im i cili nuk është si Luli jot, dhe bën nganjëherë veprime pa më pyetur mua. Do ta dënoj për këtë duke e lënë të rrijë me një këmbë për dy orë tek cepi i zyrës time.

Detyrohem, i çmuar mësues të nis këtë letër, për të mos krijuar keqkuptime lidhur me padinë e fundit që ju bëra në prokurori. Besoj e keni kuptuar edhe nga fakti që ishte firmosur nga Taulant Balla, se nuk e kemi seriozisht. Si përdorues i vjetër dhe i regjur i zarave ti e di funksionin e tyre.

I shtrenjti doktor.

Ju betohem në nderin tim se ky veprim nuk ka aspak synim ndaj jush. Besoj e keni kuptuar dashamirësinë time. Koncesionet që ju dhatë, jo vetëm nuk i kam anulluar, por përkundrazi ashtu si drejtimi i partisë, shërbyen për mua ti zhvilloj edhe më tej. Nisur nga ato mësime, sot po ju ngul shqiptarëve një kullë 19 katëshe mu në mes të Tiranës, dhe ata nuk e hapin gojën. Po ashtu, biznesmenët që ishin në oborrin e kryeministrisë, akoma aty janë. Besoj ta bien pjesën, se i kam porositur.

Në këtë kuadër, nuk mund të rri pa të falenderuar që në tetë vjet, i lodhe kaq shumë shqiptarët, sa tani mezi hedhin ndonjë vickël. Ti bëje ti në 2005-ën këto që kam bërë unë nga 2013-ta e tëhu, do të kishin djegur të gjallë. Sot që janë kaq të urtë, nuk mund të hedh poshtë se janë për shkak të punës tënde si zbutës i sporvuar. Imagjino, edhe Fatos Nanoja, megjithëse e kam telendisur, prap më nis mesazhe dashurie. Më ngjan shpesh me Arben Imamin tënd që nuk i le dhemb pa thyer, e prap në 2005-ën erdhi e të fërkohej tek këmbët.

Në fund dua të bëj një lutje. Ka lidhje me paralajmërimin që bëre kur the se do të më dukej 1998-ta, lule.

Doktor i dashur, kam qenë ministër ato kohë dhe e mbaj mend. Do të lutesha ta linim me kaq, se edhe të dua unë, nuk ja mban Llallës të marrë ndonjë veprim. Kujtimi sesi e hoqën Bert Rakipin që e mori seriozisht detyrën e tij, është i gjallë ende në kujtesën e çdo prokurori të përgjithshëm.

Edhe Sajmir Tahiri nuk duket se e ka me qejf arrestimin tënd. Kishte parë njëherë në ëndër sikur të kishte arrestuar. Nga ajo ditë, nuk e ka marrë veten. Imagjino sikur t’ia kërkoja vërtet. Nuk do ta përballonte dot.

Tani i nderuar, po e mbyll këtu letrën time, duke besuar që kam sqaruar çdo keqkuptim. Për çdo pakënaqësi që mund të kesh, të cilat kanë si shkaktar personin tim, duhet të jeni i bindur që nuk janë me qëllim. Mjafton të më çoni fjalë, dhe unë do të marr çdo masë që mosmarrëveshjet të sqarohen ashtu siç do të dëshironit ju.

Me konsideratë të lartë dhe të pandryshuar,
Juaji
Edi Rama/dritare.net

KOMENTO (9)

Shkruaj nje koment

  1. Mbaje me shkume o Fevzo, nip Toptansh dhe qen bir qeni Berishjan. Edi Rama se rru per Doctorin tend dhe te malokerise shqiptare, as per Ty e shpurra si Ty qe njihen tashme ne gjithe Mediat shqiptare qe jane Berishjane+Nanoiste+Metiste. Edi Rama e ka mbeshtetjen ne popull aq sa dhe perendimi e do dhe do ta mbaje, per me teper Cifutet kudo jane ne Bote. E kete Ti e di fort mire, prandaj ha mut ha…

  2. Hahaaa ne fakt kjo nuk eshte leter qe e ka shkruajtur me dor Edi Rama,por realiteti keshtu flet e gjitha cfar ndodh ketu kte shpjegon,mesa kuptoj ky eshte shpjegimi i autorit

  3. Kushdo qe njeh Edi Ramen e veren qarte qe kete leter s’e ka shkruar ai. Rama shkruan me fjali te gjata, me fjale te rralla, dhe pa gabime ortografike. ( e sidomos ne nje leter shkruar hiresise tuaj berishe) Kjo e folur nuk i perngjan aspak. Jeni shume pak profesioniste. Mire qe shtremberoni karakterin dhe menyren e tij te te menduarit ne kete leter, por te pakten mesoni te mos e fyeni duke i shtremberuar dhe menyren e te shkruarit. Blendo jeni keq. Nderroni staf. Ose mesojini te genjejne me me klas, si ju.

  4. Me vjen shume keq qe lexoj shkrime te ketij niveli te postuara si serioz tek Opinioni. Vi tek kjo faqe per tu informuar ndryshe nga faqet e tjera qe nxjerrin e ri nxjerri te njejtat shkrime. Nqs dua te lexoj dicka te till del e tepron Dita. Mendova se do ishit ndryshe, tani filluat dhe ju. Vari ato sic thote populli u kthyet dhe ju ne leng groshe

Pas