Eshtë sekuestruar sot nga policia një skaf italian në Gjirin e Gramës në Vlorë. Mjeti lundrues është konstatuar gjatë kontrollit të territorit ujor, konkretisht përgjatë vijës bregdetare Himarë-Gramë. Skafi mbante flamur italian, ndërsa në bordin e tij nuk është gjetur asnjë person.
Policia ka bërë bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit lundrues tip skaf, me gjatësi 9 m dhe me një motor “Mercruiser 502, me fuqi 500 kf.
Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është ushtruar këtij mjeti nuk është konstatuar ndonje send apo material i kundraligjshëm.
Vazhdojnë kontrollet dhe hetimet e mëtejshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve. Policia dyshon se mjeti lundrues ka ardhur për trafikun e drogës. /Opinion.al