Një shqiptar i dënuar për trafik droge me 22 vite nga drejtësia greke, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kapur sot në doganën shqiptare në tentativë për të kaluar në tokën greke. Shqiptari është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit në Janinë me 22 vite e 6 muaj për trafik droge si edhe një urdhër-arresti nga Prokurori i Trikallës për vjedhje, bëjnë me dije burime nga policia.