Aktualitet

Kapet me një thes me kanabis, arrestohet i riu në Vlorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 19/09/21 |
Opi Nion

Një 27-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike.

Policia bën me dije se në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj A. Z., 27 vjeç shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike cannabis sativa.

I riu tashmë akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. Z., 27 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 440 gr lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Opinion.al

Pas