Një krim i rëndë ka tronditur ditën e sotme fshatin Palasë të Vlorës, pasi një 27 vjeçar i ka prerë kokën një djali të mitur, Andrea Zanit, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të tij.
Detaje të tjera kanë dalë në dritë mbi autorin. Jorgo Zani reuzlton person me të meta mendore dhe është shtruar disa herë në spital.
Personi kishte katër vite që ishte kthyer nga Greqia. Ai vizatonte në fytyrë simbole të nazizmit.
Në momentin e arrestimit, Zani është gjetur me kokën e djalit në duar, pranë vendit ku ndodhi krimi, në fshatin Palasë.
Një vit më parë, Zani kishte dhunuar fizikisht një bari të zonës.