Një shqiptar është arrestuar nga policia në Taranto të Italisë ku u kap teksa mbante një valixhe me 20 kg heroinë në taksi.
Mediat e huaja shkruajnë se droga ishte e destinuar për t’u shitur në “sheshet” e trafikut të Tarantos. Ndërsa arrestimi i shqiptarit u bë në periferi të qytetit, pranë “shtëpive të bardha”.
Mësohet se shqiptari mbërriti në lagje me një taksi dhe doli prej aty me një valixhe. Pas kontrollit të bërë, u zbulua se në valixhe mbante 20 kg heroinë.